Shumekendeshat
Shumekendeshat janë pjesa e planit e kufizuar nga një vijë e thyer e mbyllur së bashku me vijën.
Shumekendeshat emërtohen në varësi të numrit të brinjëve që ata kanë.
Kujtojmë:
Shumëkëndëshi qe i ka brinjët të barabarta dhe këndet e barabarta, quhet shumëkëndësh i rregullt.
Trekëndëshi barabrinjës dhe katrori janë shumëkëndësha të rregullt.
Trekëndëshat dhe vetitë e tyre
Shumekendeshat që kanë tre brinjë quhen trekëndësha.
Trekëndëshat i klasifikojmë sipas gjatësisë së brinjëve dhe sipas masës së këndeve.
Për me shumë mbi trekëndëshat, klikoni KETU
Katerkendeshat
Shumekendeshi me katër brinjë quhen katërkëndësh.
Disa katërkëndësha kanë disa veti të veçanta. Ne përdorim vetit e brinjëve dhe këndeve për të emërtuar katërkëndësha të ndryshëm.
Katrorët, drejtkëndëshat, paralelogramët, rombet, trapezët dhe balonat janë katërkëndësha me veti speciale.
Paralelogrami:
Përkufizim: Paralelogrami është një katërkëndësh qe që i ka brinjët dy e nga dy të barabarta dhe paralele.
Vetitë:
- Brinjët përballë janë paralele (nga përkufizimi)
- Brinjët përballë janë kongruente (nga përkufizimi)
- Diagonalja e paralelogramit e ndanë atë në dy trekëndësha kongruent.
- Diagonalet e paralelogramit përgjysmojnë njëra – tjetrën.
- Pika e prerjes së diagonaleve ështëqendër simetrie për secilen diagonal.
- Këndet e kundërt janë kongruent.
- Këndet e njëpasnjëshme janë kënde shtues (shuma e tyre është 180 gradë).
- Pingulja e hequr mbi njëren brinjë quhet lartësi (h).
- Perimetri i paralelogramit është: P = P = 2 ∙ a + 2 ∙ b = 2 ∙ (a+b).
- Sipërfaqja e paralelogramit është:
Drejtkendeshi
Përkufizim: Drejtkendësh quhet ai paralelogram që ka njërin kënd të drejt.
Vetitë:
- Diagonalet e drejtkëndëshit janë kongruente.
- Sipërfaqja e drejtkëndëshit është: S = a ∙ b
- Perimetri i drejkëndëshit është: P = 2 ∙ a + 2 ∙ b = 2 ∙ (a+b).
Rombi
Përkufizim: Romb quhet paralelogrami që i ka të katër brinjët të barabarta.
Vetitë:
- Diagonalet e rombit janë përgjysmore të këndeve të tij.
- Diagonalet e rombit janë pingule me njera – tjetrën.
- Diagonalet e ndajnë rombin në 4 trekëndësha kongruent.
- Perimetri i rombit është: P = 4 ∙ a
- Sipërfaqja e rombit është:
Katrori
Përkufizim: Katror quhet rombi që ka një kënd të drejt.
Vetitë:
- Këndet janë të gjithë të drejt (nga përkufizimi).
- Brinjët janë të barabarta (nga përkufizimi)
- Diagonalet janë të barabarta dhe pingule me njëra-tjetrën.
- Diagonalet përgjysmojnë njëra-tjetrën.
- Perimetri i katrorit është: P = 4 ∙ a
- Sipërfaqja e katrorit është:
- Kur kemi të dhënë brinjën: S = a ∙ a ose
- Kur kemi të dhënë diagonalen:
Trapezi
Përkufizim:Trapez quhet paralelogrami që ka një çift brinjësh paralele.
Vetitë:
- Brinjët paralele quhen baza (baza e madhe dhe baza e vogël (B, b))
- 2 brinjët e tjera quhen brinjë anësore.
- Drejtësat pingule mbi bazat quhet lartesi (h)
- Perimetri I trapezit është: P = a+b+c+d
- Sipërfaqja e trapezit është:
Për më shumë mbi katërkëndëshat, shikoni Paralelogrami, drejtkendeshi, rombi, katrori
Ushtrimi 1
Gjeni perimetrin dhe sipërfaqen e figurave të mëposhtme:
a) Katrori me brinjë 5 cm
b)Rombi me brinjë 5 cm, diagonalet respektivisht 3 cm dhe 4 cm.
c) Drejtkëndëshi me gjatësi 5 cm dhe gjerësi 3 cm
d) Paralelogrami me gjatësi 7 cm, gjerësi 4 cm dhe lartësi 3 cm.
e) Trapezi me bazën e madhe 8 cm, bazën e vogël 4 cm, brinjët anësore 3 cm dhe 5 cm si dhe lartësi 3 cm.
Zgjidhje:
a)
- P = 4 ∙ a
P = 4 ∙ 5 = 20 cm
S = a ∙ a = 5 ∙ 5 =
Përgjigje: Perimetri i këtij katrori është 20 cm, ndërsa sipërfaqja është
b)
- P = 4 ∙ a
P = 4 ∙ 6 = 20 cm
Përgjigje: Perimetri i këtij është 20 cm, kurse sipërfaqja është .
c)
- P = 2 ∙ (a+b).
P = 2 ∙ (5+3)=2 ∙ 8 = 16 cm
- S = a ∙ b
S = 5 ∙ 3 = 15
Përgjigje: Perimetri i këtij drejtkëndëshi është 16 cm, ndërsa sipërfaqja është 15 .
d)
- P = 2 ∙ (a+b).
P = 2 ∙ (7+4)=2 ∙ 11 = 22 cm.
Përgjigje:Perimetri i këtij paralelogrami është 22 cm, ndërsa sipërfaqja është
e)
- P = a+b+c+d
P = 8+3+4+5=11+9=20 cm.
Përgjigje:Perimetri i këtij trapezi është 20 cm, ndërsa sipërfaqja është