Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Shnderrime te shprehjeve

Shnderrime te shprehjeve

shnderrime te njevlereshme

Shnderrime të njevlereshme

Përkufizim: “Dy shprehje (ose disa) quhen të njevlereshme ose identike, nëse ato kanë vlera numerike të barabarta për të gjitha vlerat e lejueshme të ndryshoreve të tyre”.

 

Përkufizim: “Zëvëndësimi i një shprehje me një shprehje tjetër të njevlereshme me të, quhet shndërrimi i njëvlershëm i shprehjes së dhënë”.

 

“Shndërrimi identik” ose “Shndërrimi i njëvlershëm”, janë shprehje me të njëjtin kuptim.

Qëllimi i shndërrimeve identike është thjeshtimi i formës së shprehjeve ose paraqitja e saj sa më thjeshtë.

qese plastike

Shembull 1

Të shndërrohet identikisht në një shprehje më të thjeshtë:

a) \displaystyle a\cdot a\cdot a+\left( b+b \right)

\displaystyle {{a}^{3}}+2b

 

b) (5 + x) + (5 – x)

= 5 + x + 5 – x

= (5 + 5) + (x – x)

= 10 + 0 = 10.

Gjatë shndërrimeve identike të shprehjes, shprehja ndryshon formën, por vlera e saj mbetet e njëjtë.

 

 

Monomi

Kemi shprehjet algjebrike të cilat i ndajmë në dy grupe:

1) Shprehje algjebrike të plota.

2) Shprehje algjebrike thyesore.

Përkufizim 1: “Shprehja quhet e plotë kur ajo nuk përmban veprimin e pjesëtimit me shprehje shkronjore”.

Për shembull:

3a,

\displaystyle \frac{a}{2} ,

(a + b)(a – b) etj

 

 

Përkufizim 2: “Shprehja quhet thyesore, kur shprehja algjebrike përmban veprimin e pjestimit me shprehje shkronjore”.

Për shembull:

\displaystyle \frac{a-b}{a+b}

 

\displaystyle \frac{a+b}{a} etj

 

 

Përkufizim: “Shprehja e plotë, që përmban vetëm veprimin e shumëzimit dhe të ngritjes në fuqi ose njërin prej tyre, quhet monom”.

Për shembull:

2x, \displaystyle 4{{x}^{2}}{{y}^{2}} , \displaystyle 3x(a\cdot 3b) , \displaystyle \frac{3ab}{4}

 

Sqarim: \displaystyle \frac{3ab}{4} ka veprim pjestimi dhe merret si monom sepse \displaystyle \frac{3ab}{4} shkruhet ndryshe \displaystyle \frac{3}{4}\cdot ab .

 

Edhe një numër i vetëm ose një shkronjë e vetme do ta quajmë monom.

qese plastike

Monomi quhet i rregull nëse ka:

  • Vetëm një faktor numeric
  • Nuk ka kllapa
  • Nuk ka fuqi me bazë të njëjta

 

Monome të parregullta janë shembujt më poshtë:

\displaystyle 3{{a}^{3}}\cdot 4a , \displaystyle 5{{\left( x \right)}^{2}} , \displaystyle 3a\left( 5bc \right) .

 

 

 

Reduktimi i monomeve

Çdo monom të parregullt mund ta kthejmë në trajtë të rregullt, duke zbatuar këto rregulla:

  1. Heqim kllapat (nëse ka).
  2. Shumëzojmë faktorët numerikë (kur ka më shumë se 1).
  3. Fuqitë me baza të njëjta i shndërrojmë në një fuqi me atë bazë.

 

Për shembull:

\displaystyle 3{{x}^{3}}\left( 2{{y}^{2}}{{x}^{2}} \right)

\displaystyle =3{{x}^{3}}\cdot 2{{y}^{2}}{{x}^{2}}

\displaystyle =3\cdot 2\cdot {{x}^{3}}\cdot {{x}^{2}}\cdot {{y}^{2}}

\displaystyle =6{{x}^{5}}{{y}^{2}}

 

Pra, trajta e rregullt e \displaystyle 3{{x}^{3}}\left( 2{{y}^{2}}{{x}^{2}} \right) është \displaystyle =6{{x}^{5}}{{y}^{2}} .

 

Në trajtën e rregullt të monomit dallojmë:

  • Faktorin numerik, që në rastin tonë është 6 dhe quhet koeficient të monomit. Zakonisht shkruhet para pjesës shkronjore.
  • Pjesa shkronjore, që në rastin tonë është \displaystyle {{x}^{5}}{{y}^{2}}

 

Këtu mund të mësoni zberthimi ne faktore

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • Matematika 11Matematika 11
  • Matematika 10Matematika 10
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika 6Matematika 6
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
  • Matematika 8Matematika 8
  • Provimi i lirimitProvimi i lirimit
  • Matematika 7Matematika 7
  • Matematika 9Matematika 9
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • MatematikaMatematika
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Matematika 12Matematika 12
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
cfare eshte monomidetyra shtepieformulaformula e monomitfuqiafuqia e numravefuqia e numritfuqiteklasa 7kllapatmbledhja me mendmom=nometmomomemonominjesite e matjesnumratnumriperkufizimperkufizimepjestimireduktimireduktimi i monomeveshnderrime identikeshnderrime shprehjeshshnderrime te njesiveShnderrime të njevlereshmeshnderrime te njevlershmeshnderrime te shprehjeveShndërrimi i njëvlershëmShprehja e plotëShprehja thyesoreshprehjeshprehje e thjeshtshprehje e thjeshteshumefishatshumezimi i numrave katershifrortabela periodikete mesojmete shnderrohetushtrimeushtrime te zgjidhura matematikeveprimet me shprehjeZbritjazevendesimizevendsimizvendisimi

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Provimi i lirimit
  • Matematika 7
  • Matematika 11
  • Matematika Baze
  • Matematika 8
  • Matematika 12
  • Matematika 6
  • Matematika 10
  • Matematika
  • Matematika 9

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al