Ora. Interpretimi i orës
Ora ka nënfishat e saj, mes të cilave ekziston lidhja:
1 minutë = 60 sekonda.
1 orë = 60 minuta.
1 dite-natë = 24 orë.
Më poshtë kemi 2 orë te ndryshme, ate dixhitale dhe atë të murit:
Në orën dixhitale, dy shifrat e para na tregojnë orën dhe dy shifrat e tjera na tregojnë sa minuta kanë kaluar nga kjo orë, sic tregohet ne figure:
Në fotot më sipër, ora shënon 7 e 30.
Atë mund ta shkruajmë si 7:30 ose 7 e gjysëm.
Shpesh, kur flasim për orën e shoqërojmë tregimin e saj me fjalët: “paradite”, “pasdite”.
Për shembull: themi: 7 e 25 e mëngjesit, ose 8 e 40 e darkës.
Kështu ne veprojmë kur, për të përcaktuar orën, përdorim numrat nga 0-12.
Nëse do të përdornim sistemin 24-orësh, nuk do të ishte nevoja të përdornim këto fjalë pas numrit që tregon orën. Kështu, nuk themi ora është 8 e 40 e darkës, por 20 e 40.
Themi 7 e 25 për të nënkuptuar që ora është 7 e 25 e mëngjesit. Ne mund të përdorim njërën mënyrë ose tjetrën.
Për ta kthyer nga sistemi 24-orësh në atë 12-orësh, mjafton qe për orët qe tregojnë me shumë se 12, të bëjmë ndryshesën me 12 dhe të shtojmë fjalët: “pasdite” ose “e darkës”.
Për shembull: Kemi orën 15:35.
Për ta kthyer ne sistemin 12-orësh zbresim 15-12 = 3.
Pra, ora ështe 3 e 35 pasdite.
Të mësojmë orën e murit (analoge)
Një orë është e ndarë në 12 pjesë. Në krye të orës ju do të shihni nje “12”. Në të djathtë te “12” do të shihni nje “1”, e kështu me radhë nga 1-12.
Numrat tregojnë sa është ora.
Seksioni midis oreve ndahet ne segmente 5-minutëshe.
Për ta kuptuar më mirë, shohim fotot:
Kliko ketu për të mësuar tabelën e shumezimit…