Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Moda, amplituda, mesorja dhe mesatarja aritmetike

Moda, amplituda, mesorja dhe mesatarja aritmetike

Mesatarja Aritmetike

Moda dhe amplituda

Në studime statistikore, na ndodh që njëra nga të dhënat të përsëritet më shpesh, pra të ketë dëndurinë më të madhe.
E dhëna me dendurinë më të madhe quhet modë e nje vargu të dhënash.

Kemi notat e testimit të matematikës për 10 nxënës:

7, 8, 7, 6, 9,7, 5, 10, 10,6.

I hedhim notat në tabelën e dendurive:

NotaDenduria
51
62
73
81
91
102

Nga tabela e dendurive, duket qartë që nota 7 ka dendurinë më të madhe, pra 7 është moda e këtij vargu të dhënash.

Po të shohim përsëri tek tabela e dendurive, shohim që notat kanë një shtrirje nga 5-9.
Diferenca midis vlerës më të madhe dhe asaj më të vogël të vargut quhet Amplitudë.

Pra, gjejmë amplitudën në vargun tonë.

9-5=4, pra amplituda e vargut është 4.

Keshille! Per me shume klikoni Mean median mode

Ushtrimi 1

Më poshtë jepen temperaturat ne gradë celcius e 7 ditëve te fundit në qytetin e Tiranës.

Gjeni modën dhe amplitudën.

 

Dita 1Dita 2Dita 3Dita 4Dita 5Dita 6Dita 7
25272526252926

 

Fillimisht ndërtojmë tabelën e dendurive:

Temperatura
  • Denduria
253
262
271
291

 

Dendurinë më të madhe e ka temperature 25 gradë, pra moda e vargut tonë është 25.

Nga tabela shohim që temperaturat kanë shtrirje nga 25-29, pra amplituda është 29-25=4.

 

Keshille! Per me shume klikoni Mean median mode

Mesorja

Për të gjetur mesoren e një vargu të dhënash, fillimisht i rendisim të dhënat sipas rendit rritës dhe pastaj gjejmë të dhënën e mesit.

E dhëna e mesit quhet mesore.

Kemi 2 raste:

  • Numri i të dhënave të vargut është tek: në këtë rast e dhëna e mesit është mesore.
  • Numri i të dhënave të vargut është çift: në këtë rast 2 të dhenat e mesit i mbledhim dhe i pjestojmë me 2, për të gjetur mesoren.

 

Kemi shembullin:

Një djal hodhi zarin 11 herë. Më poshtë kemi rezultatet e hedhjes:

33546232141

 

Për të gjetur mesoren e ketyre numrave, fillimisht i rëndisim numrat në rendin rritës, pra do të kemi:

1, 1, 2, 2, 3,3,3,4,4,5,6

Vlera që ndodhet në mes të këtyre numrave është 3. Pra, mesorja është 3.

 

Ushtrimi 1

Përdorni vlerat e tabelës në temperaturave ne ushtrimin e kaluar dhe gjeni mesoren.

 

Zgjidhje:

Fillimisht rendisim vlerat:

25, 25, 25, 26, 26, 27, 29.

Vlera e mesit është 26, pra mesorja është 26.

 

Keshille! Per me shume klikoni Mean median mode

 

Mesatarja aritmetike

 

Mesatarja aritmetike është një karakteristikë tjeër e të dhenave numerike për një studim shkencor.

Për të gjetur mesataren aritmetike, ne mbledhim të gjithë të dhenat dhe i pjestojmë me numrin total të të dhënave.

 

Shohim shembullin:

Masa52633180124533720

 

\displaystyle m=\frac{52+63+31+80+12+45+33+7+20}{9}=

\displaystyle =\frac{343}{9}=38.\overline{11}

 

(shënja e numrit 1 tregon qe ai numër është periodik, pra nuk ka fund).

Pra, mesatarja është m=38.\overline{11}

 

Ushtrimi 1:

Gjeni mesataren aritmetike për secilën nga këto bashkësi të dhënash.

a) 3, 4, 6, 7, 9, 12, 15

b) 13, 15, 14, 19, 18

c) 15,15,14,15,17,18

d) 21,23,23,25,26, 24

e) 120, 135, 145, 150, 120, 140, 125

Zgjidhje:

a) \displaystyle m=\frac{3+4+6+7+9+12+15}{7}=

\displaystyle =\frac{56}{7}=8

Përgjigje: mesatarja është m = 8.

 

b)  \displaystyle m=\frac{13+15+14+19+18}{5}=

\displaystyle =\frac{79}{5}=15.8

Përgjigje: mesatarja është m =15.8.

 

c) \displaystyle m=\frac{15+15+14+15+17+18}{6}=

\displaystyle =\frac{86}{6}=14.\bar{3}

 

d) \displaystyle m=\frac{21+23+23+25+26+24}{6}=

\displaystyle =\frac{142}{6}=23.\bar{6}

 

e) \displaystyle m=\frac{120+135+145+150+120+140+125+120}{8}=

\displaystyle =\frac{1055}{8}=131.875

 

 

Ushtrimi 2

 

Më poshtë është dhënë një bashkësi të dhënash të renditura në rednin rritës. Gjeni modën, amplitudën, mesoren dhe mesataren e këtij vargu.

2, 2, 2, 3, 4, 5, 5, 8, 9.

 

Zgjidhje:

Fillimisht ndërtojmë tabelën e dendurive:

 

Të dhënatDenduria
23
31
41
52
81
91

 

  • Numri që është përsëritur më shumë herë është 3, pra moda është 3.
  • Të dhënat shtrihen nga 2-9, pra amplituta është 9-2=7.
  • E dhëna e mesit në këtë varg është 4, pra mesorja është 4.
  • \displaystyle m=\frac{2+2+2+3+4+5+5+8+9}{9}=
    \displaystyle =\frac{40}{9}=4.\overline{44}

Keshille! Per me shume klikoni Mean median mode

Copyright © detyra.al
Postime te ngjashme:
  • Shuma e masave te kendeve te trekendeshitShuma e masave te kendeve te trekendeshit
  • Statistika. Tipari statistikor dhe mesatarja e ponderuarStatistika. Tipari statistikor dhe mesatarja e ponderuar
  • Problema qe zgjidhen me ekuacionProblema qe zgjidhen me ekuacion
  • Ligjet e Merfit per punenLigjet e Merfit per punen
  • ShumekendeshatShumekendeshat
  • Ekuacione ne forme prodhimi dhe ekuacione thyesoreEkuacione ne forme prodhimi dhe ekuacione thyesore
  • Matja e kendeve. Kendet shtuesMatja e kendeve. Kendet shtues
  • YjetYjet
  • Interpretimi i oresInterpretimi i ores
  • Monotonia. Funksioni rrites dhe zbritesMonotonia. Funksioni rrites dhe zbrites
  • Funksionet trigonometrike te dyfishit te kenditFunksionet trigonometrike te dyfishit te kendit
  • Rrenja katrore. Shkrimi shkencor i numritRrenja katrore. Shkrimi shkencor i numrit
  • Stinet e vititStinet e vitit
  • 31 thenie nga Nene Tereza31 thenie nga Nene Tereza
  • Funksioni. Kuptimi i funksionitFunksioni. Kuptimi i funksionit
  • Kufizueshmeria e funksionit. Studimi i variacionitKufizueshmeria e funksionit. Studimi i variacionit
amplitudaklasa 6klasa e gjashtemesataremesatare aritmetikemesatarjamesatarja aritmetikemesimemesoremesorjamodate mesojmeushtrime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Ligjet e Merfit per punen
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Matematika
  • Matematika 12
  • Fizika 7
  • Kimia
  • Kimia 8
  • Kimia 9
  • Matematika 9
  • Matematika 8

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al