Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Kuptimi i vektorit. Vektor te barabarte dhe te kundert

Kuptimi i vektorit. Vektor te barabarte dhe te kundert

vektor

Vektor quhet segmenti në të cilin njëri prej skajeve merret si origjinë (fillesë) dhe tjetri si ekstremitet (mbaresë)

Vektori me fillesë A dhe mbaresë në B paraqitet gjeometrikisht me anën e një shigjete dhe shënohet \displaystyle \vec{A}B.

Kjo është paraqitje gjeometrike e vektorit AB.

Vektoret zakonisht shkruhen me një shkronjë të vetme, psh \displaystyle \vec{a}, \displaystyle \vec{b}, \displaystyle \vec{c} etj.

Gjatësi e vektorit \displaystyle \vec{a} quhet gjatësia e segmentit të tij dhe shënohet \displaystyle |\vec{a}|. Në rastin kur fillesa dhe mbaresa e vektorit përputhen, atëherë vektori quhet vektor-zero.

 

 

 

 

Vektoret bashkëvizorë

Përkufizim: “Vektoret që shtrihen në të njëjtën drejtëz apo në drejtëza paralele quhen vektorë bashkëvizorë (kolinearë)”.

Këta vektorë gjithashtu kanë dhe drejtim të njëjtë.

Dy vektorë bashkëvizorë kanë kahe të njëjta, nëse mbaresat e tyre janë në të njëjtën anë të drejtëzës që bashkon fillesat e tyre.

Këta janë disa vektorë bashkevizorë.

Vektoret \displaystyle \vec{A}B dhe \displaystyle \vec{C}D janë vektorë me kahe të njëjta.

 

 

 

 

 

Barazimi i vektorëve

Përkufizim: “Dy vektorë quhen të barabartë nëse kanë drejtim të njëjtë, kah të njëjtë dhe gjatësi të njëjtë”.
Nëse vektoret \displaystyle \vec{A}B dhe \displaystyle \vec{C}D janë të barabartë, shkruajmë:

\displaystyle \vec{A}B=\vec{C}D.

Nga barazimi \displaystyle \vec{A}B=\vec{C}D rrjedh barazimi i gjatësive AB = CD, por e anasjellta nuk është teoremë. Pra, nga barazimi i gjatësive të dy vektorëve nuk rrjedh detyrimisht që vektoret janë të barabartë.

 

Përkufizim: “Dy vektorë quhen të kundërt kur kanë drejtim të njëjtë, gjatësi të njëjtë, por kahe të kundërta”.

Kur vektorët \displaystyle \vec{a} dhe \displaystyle \vec{b} janë të kundërt shkruajmë:

\displaystyle \vec{a}=-\vec{b}.

 

 

 

 

 

Zhvendosja e vektorit në një pikë të dhënë

Të zhvendosësh vektorin \displaystyle \vec{A}B në pikën O do të thotë të ndërtosh një vektor të barabartë me \displaystyle \vec{A}B, por me fillesë në pikën O.

Për ta bërë këtë, heqim nga pika O një drejtëz që është paralele me AB. Në drejtëzën e ndërtuar marrim, në kahun e vektorit \displaystyle \vec{A}B, një pikë P, të tillë që OP=AB. Do të kemi \displaystyle \vec{O}P=\vec{A}B.

Kjo është zhvendosja e vektorit \displaystyle \vec{A}B në pikën O.

Copyright © detyra.al
Postime te ngjashme:
  • BashkesiaBashkesia
  • Ekuacioni eksponencial dhe logaritmikEkuacioni eksponencial dhe logaritmik
  • Fuqite dhe rrenja katroreFuqite dhe rrenja katrore
  • Ekuacioni i drejtezes | Ekuacioni i permesores se segmentitEkuacioni i drejtezes | Ekuacioni i permesores se segmentit
  • Monotonia. Funksioni rrites dhe zbritesMonotonia. Funksioni rrites dhe zbrites
  • Veti te fuqiseVeti te fuqise
  • TrigonometriaTrigonometria
  • Segmenti dhe intervaliSegmenti dhe intervali
  • Perkufizimi, Aksioma, Teorema. Kendet e kundert ne kulmPerkufizimi, Aksioma, Teorema. Kendet e kundert ne kulm
  • Bashkesia e numrave realeBashkesia e numrave reale
  • Shprehjet shkronjore. MonomiShprehjet shkronjore. Monomi
  • Rrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethitRrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethit
  • Hiperbola dhe ekuacioni i sajHiperbola dhe ekuacioni i saj
  • Zgjidhja e ekuacioneve trigonometrike elementareZgjidhja e ekuacioneve trigonometrike elementare
  • KombinacionetKombinacionet
  • Plani dhe drejtezaPlani dhe drejteza
Barazimi i vektorëvedy vektor quhen te barabartedy vektor quhen te kundertklasa 6klasa 7Kuptimi i vektoritushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevektorVektor te barabarteVektor te barabarte dhe te kundertVektor te kundertvektoret bashkevizorevektoret bashkvizorvektoret e barabartevektoret ne planvektori vektoret vektoraZhvendosja e vektoritZhvendosja e vektorit në një pikëZhvendosja e vektorit në një pikë të dhënë

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Fizika 7
  • Matematika 6
  • Matematika 10
  • Kimia
  • Kimia 9
  • Matematika 11
  • Matematika Baze
  • Matematika
  • Matematika 12
  • Ligjet e Merfit per punen

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al