Klasifikimi i përbërjeve inorganike
Substancat e përbëra inorganike klasifikohen në katër klasa:
- Oksidet
Siç shihet në tabelë, oksidet ndahen në katër grupe:
- Oksidet bazike quhen përbërjet, molekulat e të cilave përmbajnë atome të një metali të lidhura me atome hidrogjeni.
Metal + Oksigjen Oksid bazik
- Oksidet acide quhen përbërjet, molekulat e të cilave përmbajnë atome të një jometali të lidhura me atome oksigjeni
Jometal + Oksigjen Oksid acid
- Okside asnjanëse janë të pakta në numër, përmendim CO dhe NO. quhen asnjanëse, sepse nuk shfaqin as veti bazike dhe as veti acide.
- Okside amfotere quhen përbërjet, molekulat e të cilave përbëhen nga atome metalesh dhe atome oksigjeni. Këto okside i shfaqin të dyja vetitë, si ato acide, ashtu edhe ato bazike.
Këto metale ndodhen në grupet IIIA, IV dhe grupet B.
- Bazat
Baza quhen substancat, molekulat e të cilave, kur treten në ujë, rritin përqëndrimin e joneve hidrokside (OH).
Molekulë bazë Jone metali + Jone hidrokside
- Acidet
Acide quhen përbërjet, molekulat e të cilave, kur treten në ujë, rritin përqëndrimin e joneve hidrogjen (protone ). Pjesa tjetër e molekulës që mbete, quhet mbetje acide (është në trajtë jonesh). Në përgjithësi, molekulat e acideve fillojnë me atome hidrogjeni.
- Kripërat
Kripëra quhen përbërjet, molekulat e të cilave, kur treten në ujë, lëshojnë jone metali dhe jone të mbetjes acide.
Molekulë kripe Jone metali + Jone të mbetjes acide
Jonet metal vijnë nga bazat, jonet e mbetjes acide vijnë nga acidet. Kripërat mund të formohen nga bashkëveprimi i një baze me një acid. Ka edhe mënyra të tjera për t’i përftuar ato.
Shembull 1
Klasifikoni substancat inorganike të mëposhtme sipas klasës që u përket:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,
Zgjidhje