Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Pertej sistemit tone diellor

Pertej sistemit tone diellor

galaktikat pertej sistemit tone diellor

Galaktikat

Po të vështoni qiellin natën do të shihni një shirit të bardhë të zbehtë yjesh. Këta janë yjet e galaktikës sonë, që quhet Rruga e Qumështit.

Galaktika është një bashkësi yjesh që përmban mijëra milionë yje në të. Galaktika jonë është një ndër mijëra milionë galaktikat që ndodhen në univers.

Një galaktikë tjetër është Andromeda.

galaktika Andromeda

 

 

qese plastike


Pertej Sistemit tonë Diellor

Në kufijë të Sistemit tonë Diellor është brezi i Kulperit, që shtrihet nga orbita e Plutonit jashtë saj. Pas brezit të Kulperit është Reja Oort. Shkencëtarët mendojnë se kometat, asteroidet dhe planetet xhuxhë mund të kenë ardhur nga këto zona.

Ylli më i afërt me Diellin tonë është Proksima Centauri. Ai është zbuluar në vitin 1915 dhe mund të shtrihet vetëm me teleskop, zakonisht nga Hemisfera jugore. Ky yll e ka diametrin shtatë herë më të vogël se ai i Diellit tonë.

Reja Oort shtrihet në një zonë me rreze sa rreth një e katërta e largësisë së Diellit nga Proksima Centauri. Hapësira që nga Reja Oort deri tek Proksima Centauri është e mbushur me gaz dhe pluhur të mbetur që nga formimi i Sistemit Diellor dhe i yjeve të tjerë.

 

 



Rruga e qumështit

Dielli dhe Sistemi Diellor janë pjesë e galaktikës, Rruga e Qumështit. Shumica e yjeve që shohim janë yje të kësaj galaktike. Astronomët mendojnë se Dielli dhe yjet e tjerë të galaktikës sonë sillen në orbita rreth një vrime të zezë që ndodhet në qendër të galaktikës.

rruga e qumeshtit

Rruga e Qumeshtit

Rruga e Qumështit është një galaktikë spirale. Ajo ka formën e diskut me një zgjerim në mes. Sistemi ynë Diellor është në rreth dy të tretat e largësisë nga qendra në skaj të saj.

Shiriti i bardhë si tym që shihet në qiell kur vrojtojmë përgjatë diskut, është një përqëndrim yjesh. Kur vrojtojmë në drejtime të tjera, nuk ka kaq shumë yje.

 

qese plastike

 

Galaktikat e tjera dhe universi

Jo çdo gjë që shohim në qiell natën është yll i galaktikës. Disa objekte të ndritshëm, por jot ë qartë, janë galaktika të tjera. Një ndër galaktikat me spektakolare është galaktika Andromeda, galaktika spirale më e afërt me galaktikën tonë. Mund të shihen gjithashtu dy nga galaktikat fqinje me ne, Reja e Madhe dhe Reja e Vogël e Magelanit. Për të vrojtuar detaje të galaktikaveduhet përdorur teleskopi. Me sy të lirë atom und të shihen si disqe jot ë qartë.

Galaktika Sombrero

Astronomët me anë të teleskopit kanë dalluar miliarda galaktika, por është e pamundur të numërohen të gjitha. Galaktikat kanë forma të ndryshme dhe jo vetëm spirale.

Gjithësia, apo universi përfshin çdo gjë që ekziston: yjet, planetet, hënat e tyre, kometat, asteroidet, meteorët, përfshirë edhe neve. Universi është pa fund, pra nuk ka kufi.

qese plastike

Copyright © detyra.al

Postime te ngjashme:
  • Matematika 9Matematika 9
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 8Matematika 8
  • MatematikaMatematika
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • Matematika 7Matematika 7
  • Matematika 10Matematika 10
  • Matematika 11Matematika 11
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Matematika 6Matematika 6
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika 12Matematika 12
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
fizikfizikafizika 7fizikegalaktikaGalaktikatGalaktikat e tjeraGalaktikat e tjera dhe universiklasa 7Pertej Sistemit tonë Diellorrruga e qumeshtitTrupat qielloruniversi

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika 9
  • Matematika 12
  • Matematika Baze
  • Matematika 6
  • Matematika 8
  • Matematika
  • Matematika 11
  • Matematika 7
  • Matematika 10

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al