Energjia e Diellit
E gjithë energjia që ndodhet në ushqimet që ne përdorim, si: mish, zarzavate apo fruta, vjen nga Dielli. Bimët, nëpërmjet proçesit që quhet fotosintezë. Marrin energji nga Dielli, për t’u rritur. Ato zhvillojnë rrënjët, gjethet, mund të profhojnë lule, fruta dhe fara. Ne përdorim disa pjesë të bimëve për ushqim.
Dielli është burimi i energjisë së frutave dhe zarzavateve me të cilat ushqehemi. Dielli, gjithashtu, është burimi i energjisë për mishin, sepse kafshët marrin energji, duke u ushqyer me bimë të ndryshme. Misri rritet nga energjia e Diellit dhe kafshët, konkretisht pulat, ushqehen me misër. Ne marrim energji nga kafshët kur ushqehemi me pula apo me ushqim tjetër. Pra, e gjitha kjo është një process zinxhir.
Energjia në lëndët djegëse
Dielli është burim i energjisë në lëndët djegëse si druri. Enegjia që bën të rriten drurët vjen nga fotosinteza. Kur djegim drurët, energjia që çlirohet e ka origjinën nga Dielli.
Druri është shembull i lëndëve djegëse bio. Të tilla janë lëndët që merren nga bimët apo drurët që rriten. Alkooli është një lëndë djegëse bio, që prodhohet nga panxhari i sheqerit.
Ne përdorim gjithashtu lëndët djegëse fosile për ngrohje, gatim dhe transport.
Qymyri është lëndë djgëse fosile e formuar nga drurët, të mbuluar nga balta miliona vjet më parë. Gjatë kohës, druri u shndërrua në qymyr dhe balta në shkëmb.
Nafta dhe gazi janë lëndë djegëse fosile, të formuara nga krijesa të detit. Ato u mbuluan nga rëra dhe balta në fund të detit.
Për miliona vjet, nën shtypje të madhe nga këto krijesa u prodhua nafta dhe gazi. Tani këto lëndë mund të nxirren duke shpuar Tokën. Nafta që nxirret quhet naftë e papërpunuar dhe është përzierje lëndësh djegëse të ndryshme. Në rafineritë e naftës, ajo ndahet në lëndët e veçanta, si benzina që përdoret në makina.
Energjia e erës dhe ujit
Njërëzimi e ka përdorur energjinë e erës për të lundruar dhe për të vënë në punë mullinjtë me erë për mijëra vjet me radhë.
Sot, energjia e erës përdoret për të prodhuar energji elektrike. Toka dhe oqeanet nuk ngrohen njëlloj nga Dielli. Kjo bën që ajri të lëvizë, duke formuar erën. Era mund të rrotullojë turbinate e gjeneratorëve, të cilat bëjnë të mundur prodhimin e energjisë elektrike.
Energjia e Diellit bën të mundur avullimin e ujit të oqeaneve. Avulli ngrihet, ftohet dhe kthehet në shi. Ky ujë mund të mblidhet pas digave në liqenet artificiale. Kur ky ujë lëshohet, ai vë në rrotullim turbinate e gjeneratorëve të energjisë elektrike.
Përdorimi i energjisë diellore në mënyrë të drejtpërdrejtë
Energjia e Diellit mund të shndërrohet direkt në energji elektrike, duke ushqyer bateritë diellore. Këto mund të përdoren për të ushqyer bateritë e pajisjeve që kërkojnë pak energji.
Gjithashtu, disa prej tyre mund të prodhojnë energji elektrike edhe për një banesë, madje edhe për një fshat të tërë.
Në panelet diellore, uji ngrohet nga energjia diellore dhe qarkullon nëpër tuba për t’u përdorur në banesa. Kjo e zvogëlon shumë sasinë e lëndëve djegëse që përdoren për ngrohje.