Drita e hënës
Ndryshe nga Dielli, Hena shihet në qiell diten edhe natën. Kjo ndodh sepse drita e Diellit pasqyrohet prej saj drejt syrit tonë. Kështu, drita e hënës është dritë e pasqyruar dhe jo dritë e prodhuar nga vet Hena.
Fazat e Hënës
Hena sillet në orbitë rreth Tokës gjatë 27.3 ditësh. Po të fotografojmë Hënën çdo natë shihet se forma e dukshme e saj ndryshon në mënyrë të rregullt. Këto forma quhen fazat e Hënës.
Drita e Diellit ndriçon gjysmën e Hënës, njëlloj siç ndriçon gjysmën e Tokës apo të çdo planeti apo hëne të Sistemit Diellor. Hena ndryshon formën e dukshme të saj, sepse ajo ndriçohet nga Dielli, por edhe lëviz rreth Tokës.
- Kur Hena është ndërmjet Tokës dhe diellit, Hëna është në hije. Vetëm një hark i vogël është i ndritshëm. Kjo quhet Hënë e re.
- Në pozicionin X shihet gjysma e Hënës e ndriçuar. Kjo quhet çereku i parë
- Kur hëna është në anën e kundërt të Tokës në lidhje me Diellin, shihet e gjithë faqja e Hënës e ndriçuar. Kjo quhet Hena e plotë.
- Në pozicionin Y shihet përsëri gjysma e Hënës e ndriçuar. Kjo është çereku i fundit.
Ndërkohë që Hëna kalon nga faza e hënës së re, në atë të hënës së plotë, thuhet se ajo rritet. Pjesa e ndritshme e Hënës rritet përherë e më shumë. Kur ajo kalon nga hëna e plotë në hënën e re, thuhet se ajo zvogëlohet. Pjesa e ndritshme e Hënës zvogëlohet përherë e më shumë.
Eklipset
Kur një trup ndodhet përpara një burimi drite, pas tij formohet hija. Kjo ndodh edhe kur Hëna dhe Toka janë përballë Diellit.
Kur hëna pengon dritën e Diellit që të vijë në Tokë, formohet eklipsi i Diellit.
Në zonën ku Hëna ndodhet në një vijë me Diellin dhe Tokën formohet një hije e thellë. Aty vrojtohet eklipsi i plotë. Në të dyja anët e kësaj zone vihet re një hije më e zbehtë, gjysmëhija. Aty shihet eklipsi i pjesshëm.
Eklipset vrojtohen, sepsë Hena ka madhësi dhe largësi të tillë nga Toka, që të mbulojë plotësisht Diellin. Kjo është një rastësi.
Kur Toka ndodhet midis diellit dhe Hënës ndodh eklipsi i Hënës. Në këtë rast Toka pengon dritën e Diellit të arrijë Hënën dhe duket e errët.
Mund të mendohet sikur eklipset e Diellit të ndodhin çdo 27.3 ditë sepse Hena sillet rreth Tokës gjatë kësaj kohe. Në të vërtetë, eklipset nuk janë kaq të shpeshtë. Kjo ndodh sepse orbita e Hënës është pak e anuar. Eklipsi ndodh kur të tre trupat ndodhen në një vijë. Animi i orbitës së Hënës bën që kjo të mos ndodhë shpesh.
Sikur orbita e Hënës të mos ishte e anuar, Toka do ta pengonte dritën e Diellit dhe nuk do shihej Hëna e plotë.
Faqja e kundërt e Hënës
Ne shohim vetëm njërën faqe të Hënës. Kjo ndodh sepse Hena rrotullohet rreth bushtit të saj, ndërkohë që sillet në orbitë rreth Tokës. Ka ndodhur që Hëna kryen një rrotullim rreth bushtit të vet në po aq kohë sa ajo kryen një rrotullim rreth Tokës. Kështu, Hëna i kthen Tokës gjithnjë të njëjtën faqe.
Faqja tjetër, e quajtur faqja e errët e Hënës, ndriçohet nga Dielli si dhe faqja tjetër, por nuk shihet nga Toka. Kjo faqe është fotografuar për herë të parë nga anija kozmike në vitin 1959. Në vitin 1968, nga anija kozmike “Apollo 8”, njeriu arriti për herë të parë të shoh faqen tjetër të Hënës.