Stinet e vitit
Çfarë jane stinet?
Supozojmë se jemi në tetor dhe vrojtojmë çdo ditë perëndimin e Diellit. Dielli perëndon më herët se një ditë më parë. Ditët po shkurtohen
Gjashtë muaj më vonë, Dielli perëndon më vonë se një ditë më parë. Ditët bëhen më të gjata.
Lind pyetja: pse Dielli perëndon në orë të ndryshme gjatë vitit?
Shmangia e boshtit të Tokës
Toka kryen një rrotullim rreth Diellit një herë në vit ose në 365 ditë. Viti ndahet në katër stinë.
Stinet e vitit janë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Në disa vende afër poleve ka një ndryshim shumë të madh të klimës midis verës dhe dimrit. Në verë, ditët janë më të gjata dhe më të ngrohta, ndërsa në dimër janë më të shkurtëra dhe më të ftohta. Në vende të tjera afër ekuatorit nuk ka ndryshim të madh.
Ekzistenca e stineve lidhet me shmangien e bushtit të Tokës nga rrafshi i rrotullimit të saj rreth Diellit. Kjo shmangie është 23.5º. Gjatë rrotullimit të Tokës rreth Diellit, për gjashtë muaj poli i Veriut është anuar drejt Diellit dhe gjashtë muaj të tjerë ai është anuar në anën e kundërt të Diellit.
Shmangia e bushtit të Tokës shpjegon:
- Gjatësitë e ndryshme të ditëve në verë dhe në dimër
- Temperaturat e ndryshme në verë dhe në dimër
- Lartësitë e ndryshme të Diellit në kuoën qiellore në verë dhe në dimër.
Sa zgjat dita?
Shqipëria ndodhet në Hemisferën veriore.
- Kur në Shqipëri është verë, Poli i Veriut është anuar drejt Diellit. Dielli qëndron në qiell për një kohë të gjatë, sepse Hemisfera veriore i drejtohet Diellit më gjatë, ndërkohe që Toka rrotullohet. Kështu, dita është e gjatë dhe nata e shkurtër.
- Kur në Shqipëri është dimër, Poli i Veriut është i anuar kundër Diellit. Dielli lind më vonë dhe pëfundon më shpejt. Ditët janë të shkurtëra dhe netët të gjata.
Në Hemisferën jugore është dimër kur në Hemisferën veriore është verë, Dielli qëndron në qiell për një kohë më të shkurtër.
Shmangia e bushtit të tokës shpjegon se psë në disa zona ka verë dhe në dimër të veçantë. Në disa zona në very Brenda Rrethit Arktik, si Finlanda, Norvegjia dhe Kanadaja, Dielli nuk perëndon kurrë në verë.
Këto quhen “vendet e Diellit të mesnatës”.
Temperatura
Ditët më të gjata në verë shpjegojnë se pse në këtë stinë është më ngrohtë. Dielli ngroh Tokën për një kohë më të gjatë çdo ditë. Gjithashtu, kur sipërfaqja e Tokës është e kthyer drejt Diellit, rrezet e Diellit bien në këndin 90º. Kur sipërfaqja formon me rrezet një kënd më të vogël, rrezet e Diellit bien mbi një sipërfaqe më të madhe.
Kur rrezet bien 90º, mbi 1 metër katror bie më tepër energji në 1 sekondë se sa për kënde më të vegjël. Kështu, sipërfaqja do të ngrohet më shumë.