Emertimi i oksideve dhe bazave
- Emertimi i oksideve bazike
Formula e përgjithshme e oksideve bazike është , ku:
simboli i metalit
valenca e metalit , ndërsa e tek X përkon me valencën e oksigjenit.
Gjatë studimit të oksideve të metaleve dallojmë:
- Metale të cilat në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence. Emërtimi i oksideve në këtë rast behet duke vendosur në fillim fjalën oksid pastaj emrin e metalit.
- Metale të cilat në përbërjet e tyre shfaqin më shumë se një valencë. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e metalit . Për valencën më të ulët vendoset fjala oksid + emri i metalit në gjuhën latine + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala oksid + emri i metalit në gjuhën latine + “ik”. (-ik dhe –or janë prapashtesa).
Metale/jometale që shfaqin vetëm një lloj valencë | Metale/jometale që shfaqin më shumë se një lloj valencë | |||
Formula e oksidit | Emërtimi | Formula | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Oksid natriumi | Oksid ferror | Oksid hekuri (II) | ||
Oksid alumini | Oksid ferrik |
Oksid hekuri (III)
|
-
Emërtimi i oksideve acide
Formula e përgjithshme e oksideve acide është , ku:
simboli i jometalit
valenca e jometalit ndërsa e tek X përkon me valencën e oksigjenit.
Gjatë studimit të oksideve të jometaleve dallojmë:
- Jometale të cilat në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence. Emërtimi i oksideve në këtë rast behet duke vendosur në fillim fjalën anhidrit pastaj emrin e jometalit
- Jometale të cilat në përbërjet e tyre shfaqin më shumë se një valencë. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e jometalit . Për valencën më të ulët vendoset fjala anhidrit + emri i metalit në gjuhën latine + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala anhidrit + emri i metalit në gjuhën latine + “ik”. (-ik dhe –or janë prapashtesa).
Shembull 1
Shkruani dhe emërtoni formulat e të gjitha oksideve të formuara nga elementët e mëposhtme:
Simboli | Valenca | Formula e oksidit | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Cl | III | |||
Cl | V | |||
Cu | I | |||
Cu | II | |||
Mn | II | |||
Zn | II |
Zgjidhje
Simboli | Valenca | Formula e oksidit | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Cl | III | Anhidrit kloror | Oksid klori (III) | |
Cl | V | Anhidrit klorik | Oksid klori (V) | |
Cu | I | Oksid kuprumor | Oksid bakri (I) | |
Cu | II | Oksid kuprumik | Oksid bakri (II) | |
Mn | II | Oksid mangani | ||
Zn | II | Oksid zinku |
-
Emertimi i bazave (hidroksideve)
Formula e përgjithshme e bazave është ,ku:
simboli i metalit,
valenca e tij.
Gjatë studimit të hidroksideve dallojmë:
- Metale që formojnë një lloj hidroksidi (baze), emertimi i të cilëve bëhet duke vendosur në fillim fjalën hidroksid, pastaj emrin e metalit.
- Metale që formojnë dy ose më shumë lloje hidroksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e metalit. Për valencën më të ulët vendoset fjala hidroksidd + emri i metalit + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala hidroksid + emri i metalit + “ik”. Ëmertimi i bazave mund të bëhet edhe duke vendosur fjalën hidroksid + emrin e metalit, duke shkruar në kllapa valencën e tij.
Metale që formojnë vetëm një lloj baze |
Metale që formojnë dy ose më shumë lloje bazash |
|||
Formula | Emërtimi | Formula | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Hidroksid natriumi | Hidroksid ferror | Hidroksid hekuri (II) | ||
Hidroksid kalciumi | Hidroksid ferrik | Hidroksid hekuri (III) |
Shembull 2
Shkruani dhe emërtoni formulat e të gjitha acideve të formuara nga elementët e mëposhtëme:
Simboli | Valenca | Formula e bazës | Emërtimi | Emertimi tjetër |
K | I | |||
Ca | II | |||
Al | III | |||
Cr | II | |||
Cr | III |
Zgjidhje
Simboli | Valenca | Formula e bazës | Emërtimi | Emertimi tjetër |
K | I | KOH | Hidroksid kaliumi | |
Ca | II | Hidroksid kalciumi | ||
Al | III | Hidroksid alumini | ||
Cr | II | Hidroksid kromor | Hidroksid kromi (II) | |
Cr | III | Hidroksid kromik | Hidroksid kromi (III) |
Emertimi i acideve dhe kripërave
- Emërtimi i acideve
Nga tabela e klasifikimit të substancave të përbëra oamë se molekula e acideve fillojnë me atrome hidrogjen. Në disa molekula acidesh ndodhen atome oksigjeni dhe në disa të tjera jo.
Nga kjo nxjerrim se: acidet të cilat në molekulën e tyre nuk përmbajnë oksigjen, do të quhen hidracide, ndërsa acidet të cilat në molekulën e tyre përmbajnë oksigjen, do të quhen oksiacide.
a) Emërtimi i hidracideve
Formula e përgjithshme e hidracideve është , ku:
simboli i jometalit
valenca e tij.
Emërtimi i hidracideve bëhet kështu:
Shkruhet fjala acid + emrin e jometalit + prapashtesën “hidrik”. Mbetja acideemërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën “ur”, në vend të prapashtesës “hidrik”.
Formula | Emërtimi | Mbetja acide | Emertimi i mbetjes acide | Valenca e mbetjes acide |
HCl | Acid klorhidrik | Cl | Klorur | I |
HI | Acid jodhidrik | I | Jodur | I |
Acid sulfhidrik | Sulfur | II | ||
HBr | Acid bromhidrik | Br | Bromur | I |
b) Emertimi i oksiacideve
formula e përgjithshme e oksiacideve është , ku:
simboli i metalit ose jometalit.
numra tregues të atomeve hidrogjen e oksigjen të llogaritur në përputhje me valencat e elementeve.
Nëse jometali formon vetëm një lloj oksiacidi, emërtimi i tij bëhet duke shkruar fjalen acid + emri i jometalit + ik.
Për jometalet dhe metalet që formojnë disa oksiacide, emërtimi bëhet duke shkruar fjalën acid + emri i jometalit ose metalit + “or”për valencën më të ulët të tij dhe “ik” për valencën më të lartë.
Mbetja acide emërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën “it” në vend të prapashtesës “or” dhe “at” në vend të prapashtesës “ik”.
Valenca e mbetjes acide është e barabartë me numrin e atomeve hidrogjen që ndodhen në molekulën e acidit.
Formula | Emërtimi | Mbetja acide | Emertimi i mbetjes acide | Valenca e mbetes acie |
Acid nitror | Nitrit | I | ||
Acid nitrik | Nitrat | I | ||
Acid sulfuror | Sulfit | II | ||
Acid sulfurik | Sulfat | II | ||
Acid karbonik | Karbonat | II |
Shënim: Ka edhe grupe atomike (molekula apo jone) të cilat kanë veti acide dhe që nuk fillojnë me hidrogjen.
- Emertimi i kripërave
Struktura e molekulës së kripës është:
Kation metali + anion të mbetjes acide
Dallojmë:
a) Kripëra që rrjedhin nga hidracidet
emërtimi i tyre bëhet kështu:
lexohet në fillim emri i mbetjes acide, pastaj emri i metalit që formon kationin. Për rastet kur atomet e metalit shfaqin më shumë se një lloj valence, vendoset prapashtesa “”or” për valencën më të ulët dhe “ik” për valencën më të lartë, pas emrit të metalit. Emërtimi i kripërave në këtë rast mund të bëhet edhe duke vendosur emrin e mbetjes acide + emrin e metalit, duke shkruar në kllapa valencën e tij.
Formula | Emërtimi | Formula | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Klorur natriumi | Bromur kaliumi | – | ||
Jodur kaliumi | Klorur natriumi | – | ||
Sulfur kalciumi | Klorur ferror | Klorur hekuri (II) | ||
Klorur magnezi | Klorur ferrik | Klorur hekuri (III) |
b) Kripëra që rrjedhin nga oksiacidet
edhe në këtë rast dallojmë metalet të cilat shfaqin 2 ose më shumë valenca dhe me të njëjtën mbetje acide formojnë kripëra ku ato shfaqin valencë më të lartë dhe valencë më të ulët. Emërtimi në këtë rast bëhet duke vendosur emrin e mbetjes acide + emrin e metalit në gjuhën latine + prapashtesën “or” për valencën më të ulët dhe “ik” për valencën më të lartë.
Formula | Emërtimi | Formula | Emërtimi | Emërtimi tjetër |
Sulfit natriumi | Fosfat kalciumi | |||
Sulfat natriumi | Karbonat kalciumi | |||
Nitrit kaliumi | Sulfat ferror | Sulfat hekuri (II) | ||
Nitrat kaliumi | Sulfat ferrik | Sulfat hekuri (III) |