Mosbarazime numerike
Dy numra realë ose dy shprehje numerike, të lidhura ndërmjet tyre me shenjën > (më e madhe) ose me shënjën < (më e vogël) formojnë një mosbarazim numerik.
Përkufizimi 1: “Do të themi që numri a është më i madh se numri b nëse ndryshesa a-b është pozitive”. Në këtë rast shënojmë a>b.
Pra, sipas përkufizimit, nga a>b rrjedh a-b>0
Përkufizimi 2: “Do të themi që numri a është më I vogël se numri b nëse ndryshesa a-b është negative”. Në këtë rast shënojmë a
Shembull
Krahasoni ndërmjet tyre numrat realë a dhe b, nëse ndryshesa e tyre (a-b) është:
a) 3
b) -1
c)
d) 0
Zgjidhje
a) Nga përkufizimi, nëse a>b, atëherë a-b>0. Numri 3 është me i madh se zero, ndaj shkruajmë:
b) c)
d)
Veti të mosbarazimeve numerike
1. Për çdo dy numra realë a, b nga a>b rrjedh b<a
2. Mosbarazimi gëzon vetinë e kalimit. Pra, për çdo tre numra realë a, b, c nga a>b dhe b>c, rrjedh a>c.
3. Teoremë: “Nëse është i vërtetë mosbarazimi a>b, atëherë është i vërtetë edhe mosbarazimi a+c>b+c”. Pra, nga a>b rrjedh a+c>b+c.
Rrjedhim: “Nëse në një mosbarazim të vërtetë kalojmë njërën kufizë nga njëra anë në tjetrën, duke i ndërruar shenjën, atëherë marrim një mosbarazim të ri të vërtetë me të njëjtin kah”.
Pra .
4. Teoremë: “Nëse të dyja anët e një mosbarazimi të vërtetë shumëzohen me të njëjtin numër real pozitiv, atëherë merret mosbarazim i vërtetë me po atë kah.
Nëse shumëzohen me të njëjtin numër real negative, atëherë merret mosbarazimi i vërtetë me kah të kundërt”.
5. Teoremë: “Nëse mbledhim anë për anë dy mosbarazime të vërteta me të njëjtin kah, atëherë marrim një mosbarazim të vërtetë me po atë kah”.
6. Teoremë: “Nëse shumëzojmë anë për anë dy mosbarazime të vërteta me të njëjtin kah e anë positive, atëherë marrim një mosbarazim të vërtetë me të njëjtin kah”.
Rrjedhim: “Nëse të dyja anët e një mosbarazimi të vërtetë janë numra realë pozitivë, atëherë katrorët e tyre formojnë një mosbarazim të vërtetë me të njëjtin kah”.