Për problemat që zgjidhen me ekuacion, veprojmë në këtë mënyrë:
- Në fillim nxjerrim shkurt të dhënat e problemit
-
Përcaktojmë madhësitë që bëjnë pjësë në problem
-
Shënojmë me një ndryshore një kërkesë të problemës
-
Bëjmë lidhjen ndërmjet ndryshores dhe të dhënave të tjera
-
Shtrojmë problemin në ekuacion
-
Përgjigje
-
Prova
Keshille! Per ushtrime te zgjidhura me ekuacione klikoni ushtrime te zgjidhura
Problema 1
Një libër me kapak kushton 2400 lekë. Vetëm kapaku kushton 20% të vlerës së librit pa kapak.
Të gjendet sa kushton libri pa kapak.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
- Libri kushton 2400 lekë.
- Kapaku kushton 20% te vlerës së librit pa kapak
Shenojme me x vlerën e librit pa kapak dhe bëjmë lidhjen me vlerën e kapakut të librit:
- Libri pa kapak: x
- Kapaku: 20% ∙ x
E shtrojmë problemin ne ekuacion:
Zbatojmë vetinë e shumëzimit për të hequr thyesën:
Përgjigje: Libri pa kapak kushton 2000 lekë.
Prova:
Kapaku i librit kushton 20% ∙ 2000 = 400 lekë.
2000 + 400 = 2400 lekë, kaq kushton gjithë libri.
Ekuacioni u zgjidh në rregull.
Keshille! Per ushtrime te zgjidhura me ekuacione klikoni ushtrime te zgjidhura
Problema 2
Gjeni përmasat e drejtkëndëshit, nëse perimetri i tij është 120 cm.
Gjerësia e tij është 3 herë më e vogel se gjatësia.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
- Perimetri i drejtkendeshit është 120 cm
- Gjerësia 3 herë më e vogël se gjatësia e drejtkëndëshit.
Shenojmë me x gjatësinë e drejtkëndëshit dhe bëjmë lidhjet:
- Gjatësia: x
- Gjerësia:
Nga formula e perimetrit te drejtkendeshit, dimë që P = 2a + 2b, ndaj e shtrojmë në ekuacion:
P = 120 cm
.
Pra, gjetëm gjatësinë e drejtkëndëshit 45 cm.
Tani gjejmë gjerësinë e tij:
Gjerësia –
=
cm
Përgjigje: Përmasat e drejtkëndëshit me perimetër 120 cm janë a = 45 cm dhe b = 15 cm.
Prova:
P = 2a + 2b
120 = 2 ∙ 45 + 2 ∙ 15
120 = 90 + 30
120 = 120
Keshille! Per ushtrime te zgjidhura me ekuacione klikoni ushtrime te zgjidhura
Problema 3
Një makinë korrëse ka kositur ditën e parë gjysmën e livadhit me bar dhe 4 hektar, ditën e dytë ka kositur 25% të pjesës së mbetur dhe 12 hektarët e fundit.
Të gjendet sipërfaqja e livadhit.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
- Dita 1: gjysma e livadhit + 4 ha
- Dita 2: e pjesës së mbetur +12
Shënojmë me x sipërfaqen e livadhit dhe bëjmë lidhjet:
- Dita 1:
- Dita 2:
Tani e shtrojmë problemin në ekuacion:
Shumëzojmë me 8 për të zhdukur thyesat:
E kthejmë në trajtë të rregullt:
Përgjigje: Sipërfaqja e livadhit është 40 ha.
Prova:
Keshille! Per ushtrime te zgjidhura me ekuacione klikoni ushtrime te zgjidhura