Përkufizim: “Paralelogrami quhet katërkëndëshi që i ka brinjët dy nga dy paralele”.
AD // BC
AB // CD
Vetitë e paralelogramit
Vetia 1: “Në çdo paralelogram, brinjët paralele janë kongruente”.
AD = BC
AB = CD
Vetia 2: “Në çdo paralelogram, këndet e kundërt janë kongruentë”.
Vetia 3: “Në çdo paralelogram, diagonalet përgjysmojnë njëra tjetrën ”.
AO = OC
BO = OD
Vetia 4: “Në çdo paralelogram, çdo dy kënde të njëpasnjëshëm e kanë shumën 180º”.
Vetia 5: “Çdo diagonale e ndanë paralelogramin në dy trekëndësha kongruentë”.
Vetia 6: “Diagonalet e ndajnë paralelogramin në katër trekëndësha, dy nga dy kongruentë”.
Kushtet kur një katërkëndësh është një paralelogram:
- Kur katërkëndëshi i ka brinjët e kundërta kongruente, ai është paralelogram
ose: - Kur katërkëndëshi i ka këndet e kundërta kongruente, ai është paralelogram.
ose: - Kur në një katërkëndësh, diagonalet përgjysmojnë njëra-tjetrën, ai është paralelogram.
ose: - Kur në një katërkëndësh, dy nga brinjët e kundërta janë kongruente dhe paralele, ai është paralelogram.
Perimetri i paralelogramit
Perimetri i paralelogramit është shuma e brinjëve të tij.
Pra, do të kemi:
P = a + b + a + b
P = 2a + 2b
P = 2(a + b).
Shembull 1
Gjeni perimetrin e paralelogramit me gjatësi 7 cm dhe gjerësi 4 cm.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
a = 7 cm
b = 4 cm
P = ?
Nga formula e perimetrit dimë që:
P = 2a + 2b
P = 2 ∙ 7 + 2 ∙ 4
P = 14 + 8
P = 22 cm.
Përgjigje: Perimetri i paralelogramit me gjatësi 7 cm dhe gjerësi 4 cm është 22 cm.
Shembull 2
Gjeni perimetrin e paralelogramit me gjatësi 16 cm dhe gjerësi sa gjysma e gjatësisë.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
a = 16 cm
Nga formula e perimetrit dimë që:
P = 2a + 2b
Pra, do të kemi:
cm.
Shembull 3
Gjeni brinjët e paralelogramit, kur dimë që perimetri i tij është 24 cm dhe gjerësia është sa gjysma e gjatësisë.
Zgjidhje
Kemi të dhënë:
P = 24 cm
Nga formula e perimetrit dimë që:
P = 2a + 2b
Pra, do të kemi:
cm.
Pra, kemi a = 8 cm. Tani gjejmë sa është gjerësia e tij:
cm.
Siperfaqja e paralelogramit
Siperfaqja e paralelogramit gjendet duke shumëzuar bazën e tij me lartësinë e ndërtuar mbi të.
b – bazë e paralelogramit.
h – lartësia e ndërtuar mbi bazën.
Siperfaqja është: S = b ∙ h
Shembull 1
Gjeni siperfaqen e paralelogramit me gjatësi 12 cm dhe lartësi 5 cm.
Zgjidhje
Nga formula e paralelogramit,dimë që:
S = b ∙ h
Pra, do të kemi:
S = 12 ∙ 5
S = 60
Shembull 2
Gjeni lartësinë e paralelogramit me gjatësi 8 cm dhe siperfaqe
Zgjidhje
Nga formula e paralelogramit, dimë që:
S = b ∙ h
Bejmë zëvëndësimet:
24 = 8 ∙ h
Duke zbatuar rregullat e vecimit te shkronjave ne formula, do të kemi:
cm