Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Veçimi i shkronjes ne formula

Veçimi i shkronjes ne formula

formula

Të veçosh një shkronjë në një formulë, duhet që kjo shkronjë të mbetet e vetme në njërën anë tek formula.

 

Në çdo shkencë përdoren formulat, por më shumë në matematikë dhe fizikë.

Formula është një ekuacion që përdorë një shprehje për të paraqitur një madhësi të caktuar.

 

Për shembull, formula e perimetrit të drejtkëndëshit është:

P = 2 (a + b) ose P = 2a + 2b

 

P – Perimetri i drejtkendëshit

a – Gjatësia e drejtkëndëshit

b – Gjerësia e drejtkëndëshit

qese plastike

Ne duhet të mësojmë të veçojmë çdo madhësi, në varësi të madhësive te tjera, që bëjnë pjesë në këtë formulë:

P = 2a + 2b

Për të veçuar madhësitë që duam, do të përdorim vetitë e veprimeve matematikore.

 

 

 

Shembull 1

Veçoni shkronjën a dhe b tek formula e perimetrit të drejtkëndëshit.

 

Zgjidhje

 

  • Ne fillim veçojmë shkronjën a:

P = 2a + 2b

P – 2b = 2a

\displaystyle \frac{P-2b}{2}=a

\displaystyle a=\frac{P-2b}{2}

 

  • Veçojmë shkronjën b:

P = 2a + 2b
P – 2a = 2b
\displaystyle \frac{P-2a}{2}=b

\displaystyle b=\frac{P-2a}{2}

 

Shembull 2

Jepet formula l = v ∙ t

l – rruga

v – shpejtësia

t – koha

Shprehni v në varësi të l dhe t, si dhe t në varësi të l dhe v.

 

Zgjidhje

 

  • Veçojmë v:

l = v ∙ t

\displaystyle \frac{l}{t}=v

\displaystyle v=\frac{l}{t}

 

  • Veçojmë t:

l = v ∙ t

\displaystyle \frac{l}{v}=t

\displaystyle t=\frac{l}{v}

 

qese plastike

Shembull 3

 

Jepet formula \displaystyle d=\frac{m}{v} , ku:

d – dëndësia e lëndës

m – masa e trupit

v – vëllimi i trupit

Veçoni shkronjën v.

 

Zgjidhje

 

\displaystyle d=\frac{m}{v}

\displaystyle dv=m

\displaystyle v=\frac{m}{d}

 

Gjetja e vlerës së një ndryshori në një formulë

Në zgjidhjen e problemave të ndryshme, kur për to ka formula, problema jep vlerat e disa madhësive që bëjnë pjesë në formulë dhe kërkon vlerën e njërës madhësi (ato paraqiten me ndryshore).

 

Shembull 1

Gjej vlerën e v tek formula \displaystyle d=\frac{m}{v}, kur është dhënë m = 28 kg dhe \displaystyle d=4kg/{{m}^{3}}.

 

Zgjidhje

 

Për zgjidhjen e këtij problemi, në fillim veçojmë shkronjën v, sipas vetive të veprimeve matematikore:

 

\displaystyle d=\frac{m}{v}

\displaystyle dv=m

\displaystyle v=\frac{m}{d}

 

Tani që veçuam shkronjën v, bëjmë zëvëndësimet:

 

\displaystyle v=\frac{28kg}{4kg/{{m}^{3}}}

\displaystyle v=7{{m}^{3}}

 

Shembull 2

Në formulën e numrave tek B = 2n+1 gjeni vlerën e B-së për n: 0,1,2,3,4.

 

Zgjidhje

 

Bëjmë zëvëndësimet.

Për:

  • n = 0, B = 2 ∙ 0 + 1 = 1
  • n = 1, B = 2 ∙ 1 + 1 = 3
  • n = 2, B = 2 ∙ 2 + 1 = 5
  • n = 3, B = 2 ∙ 3 + 1 = 7
  • n = 4, B = 2 ∙ 4 + 1 = 9
Copyright © detyra.al


fizikeformulformulaformula e dendesisformulatformulefuqigjetja e vleresgjetja e vleres se ndryshoritgjetja e vleres se ndryshorit ne formulegjetja e vleres se nje ndryshorikapitulli formulaklasa 7mbledhja me mendnumripjestimipjestimi dhe mbetjapjestimi i numraveshembujshembullshembull 1shumezimishumezimi i thyesaveshumzimiteorema e pitagoresushtrime te zgjidhura matematikeushtrimi 1vecimi i nje shkronjevecimi i nje shkronje ne formulevecimi i nje shkronje ne nje formulevecimi i shkronjes ne formulevecimi i shkronjes ne nje formuleZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al