Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Rrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethit

Rrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethit

Rrethi

Përkufizim: “Rrethi është figura gjeometrike e përbërë nga të gjitha pikat e planit, që kanë të njëjtën largesë (të dhënë) nga një pikë fikse (e dhënë)”.

rrethi

Rrethi

 

Pika fikse e dhënë quhet qëndër e rrethit.

Segmenti që bashkon qëndrën e rrethit me ndonjë pikë të rrethit quhet rreze e rrethit.

 

qese plastike

Segmenti OM është rreze e rrethit.

Nga përkufizimi rrjedh që të gjitha rrezet e rrethit kanë të njëjtën gjatësi.

Segmenti që bashkon dy pika të rrethit quhet kordë e tij.

Korda që kalon nëpër qëndër quhet diametër.

diametri dhe korda

[AB] është diametër i rrethit, ndërsa [CD] është një kordë e rrethit.

Është e qart që qëndra e rrethit është mes i çdo diametric të tij. Gjatëesia e diametrit është sa dyfishi i gjatësisë së rrezes.

 

Teoremë: “Drejtëza që kalon nga rrezja e rrethit dhe është pingule me një kordë të tij, është përmesore e kësaj korde”.

 

 

Sipërfaqja dhe perimetri i rrethit

Sipërfaqja e rrethit me rreze R është \displaystyle S=\pi {{R}^{2}}.

Perimetri i rrethit me rreze R është \displaystyle P=2\pi R.

 

Shembull 1

Gjeni sipërfaqen dhe perimetrin e rrethit me rreze \displaystyle R=3 cm.

 

Zgjidhje

Duke zbatuar formulën e sipërfaqes së rrethit, kemi:

\displaystyle S=\pi {{R}^{2}}

\displaystyle S=\pi {{3}^{2}}=9\pi ~c{{m}^{2}}.

Gjejmë perimetrin e rrethit, duke zbatuar formulën:

\displaystyle P=2\pi R

\displaystyle P=2\pi \cdot 3=6\pi ~cm.

Përgjigje: Sipërfaja e rrethit me rreze 3 cm është \displaystyle S=9\pi ~c{{m}^{2}}, ndërsa perimetri është \displaystyle P=6\pi ~cm.

 

qese plastike

Shembull 2

Gjeni diametrin e rrethit me sipërfaqe \displaystyle 36\pi ~c{{m}^{2}}.

 

Zgjidhje

Nga formula e sipërfaqes së rrethit, gjejmë fillimisht rrezen e tij:

\displaystyle S=\pi {{R}^{2}}

\displaystyle R=\sqrt{\frac{S}{\pi }}

\displaystyle R=\sqrt{\frac{36\pi }{\pi }}=\sqrt{36}=6~cm.

Diametri i rrethit është dy herë më i madh se rrezja e tij. Shkruajmë:

\displaystyle d=2R=2\cdot 6=12~cm

Përgjigje: Diametri i rrethit me sipërfaqe \displaystyle 36~c{{m}^{2}} është \displaystyle 12~cm

 

 

Tangjentja ndaj rrethit. Veti të saj

Përkufizim: “Drejtëza e hequr nëpër një pikë të rrethit, pingule me rrezen që kalon nëpër këtë pikë, quhet tangjente”.

Drejtëza a është tangjetja, ndërsa pika A quhet pikë e tangjentes.

 

Teoremë 1: “Tangjetja me rrethin nuk ka me të pika të tjera të përbashkëta, veç pikës së tangjentes”.

 

Teoremë 2: “Segmentet e tangjenteve ndaj rrethit, të hequra nga një pikë jashtë tij janë kongruente dhe formojnë kënde të barabartë me drejtëzen që kalon nëpër këtë pikë dhe qëndrën e rrethit”.

Pra, nga teorema kemi:

  • \displaystyle AB=AC
  • \displaystyle \angle ABO=\angle ACO

 

Vërtetim. Heqim drejtëzën AO.

Marrim në shqyrtim trekëndëshat AOB dhe AOC.

Kemi:

  • Trekëndëshat AOB dhe AOC janë trekëndësha kënddrejt
  • AO brinjë e përbashkët
  • OB = OC si rreze të rrethit

Nga teorema 4 e kongruencës së trekëndëshave kënddrejt, e cila thotë: “Nëse hipotenuza dhe njëri katet i një trekëndëshi kënddrejt, janë përkatësisht kongruentë me hipotenuzën dhe njërin katet të një tjetër trekëndëshi kënddrejt, atëherë këta trekëndësha janë kongruentë”, kemi që \displaystyle \vartriangle AOB\equiv \vartriangle AOC.

Nga vetitë e kongruencës së trekëndëshave, do te kemi: \displaystyle [AB]=[AC] dhe \displaystyle B\hat{A}O=C\hat{A}O.

qese plastike

Copyright © detyra.al
diametri i rrethitdrejtezdrejtezaërballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruenteërballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruentefigurafigura gjeometrikefiguratgjatesiagjatesia e paralelogramitgjeometriagjeometria ne hapesiregjeometria ne plangjeresiagjeresia e paralelogramitGjysmedrejtezaGjysmëplanikatrorikendkenddrejtkendiklasa 6klasa 7klasa 8klasa e 8klasa e teteKongruenca e figurave gjeometrikeKongruenca e këndeveKongruenca e segmenteveKongruenca e segmenteve dhe këndevekongruenca e trekendeshaveKongruenca e trekëndëshave kenddrejtkongruenca e trekendshaveKongruenca e trekendshave kenddrejtlartesi e trekendeshitlartesialartesia e paralelogramitlartesia e trekendeshitllojet e trekendeshavematematematika 6mesorjamesorja e trekendeshitnë trekëndëshat kongruentënë trekëndëshat kongruente përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente"njesite e matjesnumratnumriparalelogramiparalelogrami vetiaparalelogramitparallelogrampërballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente"pergjysmorja e trekendeshitperimeterperimetriperimetri i paralelogramitperimetri i rrethitperkufizimi i katroritperkufizimi i rrethitpermesorepermesorjapermesorja e segmentitrasti 1rasti 2rasti 3rasti IRasti I i kongruences së trekëndëshaverasti i pareRasti IIRasti II i kongruences së trekëndëshaverasti IIIRasti III i kongruences së trekëndëshaverrethrrethirrethi perimetrirrethi siperfaqjarrezja e rrethitsegmentishumekendeshatsiperfaqa e paralelogramitsiperfaqesiperfaqjasiperfaqja e paralelogramittabelatangentetangjentetangjentjatangjentja e rrethitTangjentja ndaj rrethitTangjentja ndaj rrethit. Veti të sajte mesojmetrekendesh kenddrejtTrekendesh Trekendeshattrekëndëshat kongruenttrekëndëshat kongruentëtrekendeshitrekendeshi barabrinjestrekendeshi dybrinjeshemtrekendeshi dybrinjishemTrekendeshi kenddrejttrekendsh kenddrejttrekendshat kongruentetrekendshi barabrinjestrekendshi kenddrejttrekendshi kendrejtushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevecimi i shkronjavevecimi i shkronjesveti te paralelogramitVeti te trekëndëshit dybrinjëshëmVeti të trekëndëshit kenddrejtVeti të trekëndshit kenddrejtvetiavetia e paralelogramitvetit e katroritvetit e paralelogramitvetit e trapezitvetit e trekendeshavevetit e trekendshavevetite e drejtkendeshitvetite e katroritvetite e numritvetite e paralelogramitvetite e trapezitZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al