Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Numrat Romake

Numrat Romake

numrat romake

Numrat Romake jane perdorur qe ne kohen e perandorise Romake.

Numri romak është një simbol që përdoret për të përfaqësuar një numër. (Shifrat tona 0-9 shpesh quhen numra arabë.)

Kjo është tabela e numrave themelor tek numrat romake:

Simboli Vlera
I 1
V 5
X 10
L 50
C 100
D 500
M 1000

 

Janë 4 rregulla për t’u mbajtur mend gjatë ndërtimit të numrave Romake :

qese plastike

 

Rregulli 1: Numrat Romake I, X, C përsëriten deri në tre herë radhazi për të formuar numrat:

a) Ne dimë që: I=1, X=10 dhe C=100.

b) Vlerat e I, X dhe C shtohen si më poshtë:

 

I = 1

X = 10

C = 100

II = 1+1 = 2

XX = 10 +10 = 20

CC = 100 +100 = 200

III = 1+1+1 = 3

XXX = 10 + 10 + 10 = 30

CCC = 100 +100 = 300

 

c) Asnjë numër nuk përsëritet më shumë se tre herë radhazi, pra I, X dhe C nuk mund të përsëriten me shumë se tre herë radhazi.

d) Numrat V, L dhe D nuk përsëriten. Përsëritja e këtyre numrave eshte e pavlefshme ne formimin e numrit romake .

qese plastike


 

Rregulli 2:

a) Kur një numër me vlerë më të vogël vendoset në të djathtë, apo pas një numri me vlerë më të madhe, vlera e gjithë numrave shtohet:

 

VI = 5+1 = 6

VII = 5 +2 = 7

VIII = 5 +3 = 8

XI = 10+1 = 11

XII = 10+2 = 12

XIII = 10+3 = 13

XV = 10+5 = 15

XVI = 10+5+1 = 16

LX = 50+10 = 60

LXI = 50+10+1 = 61

LXV = 50+10+5 = 65

LXVII = 50+10+5+1+1 = 67

CLX = 100+50+10 = 160

CLXVII = 100+50+10+50+1+1=167

 

b) Vlera e numrave te ngjashëm gjithashtu shtohet, siç tregohet tek rregulli 1:

I = 1.

II = 1+1 = 2.

III = 1+1+1 = 3.

X = 10.

XX = 10+10 = 20.

XXX = 10+10+10 = 30.

C = 100.

CC = 100+100 = 200.

CCC = 100+100+100 = 300.


 

Rregulli 3: Kur një numër me vlerë më të vogël vendoset në të majtë, apo para numrit me vlerë më të madhe , atëherë vlera e numrit më të vogël zbritet nga vlera e numrit më të madh. 

Kemi shembujt:

 

IV = 5-1 = 4.

IX = 10-1 = 9.

XIX = 10+(10-1) = 10+9 = 19.

XXIX 10+10+(10-1) = 20+9 = 29.

XL = 50-10 = 40.

XLV = (50-10)+5=40+5 = 45.

XLIX = (50-10)+(10-1) = 40+9 = 49.

XC = 100-10 = 90.

CLIX = 100+50+(10-1) = 150+9 = 159.

 

Shënim: numri  romak V nuk vendoset kurrë para numrit romak X, numri  romak L nuk vendoset kurrë para numrit  romak C dhe numri romak D nuk vendoset kurrë para numrit  romak M.

 

 

Rregulli 4:

a) Nëse duam të vendosim numrat romakë përtej 10, duhet të shkruajmë numrin 10, ose grupet e numrit 1 dhe pastaj numrin 1 ose 5, sipas rastit.

Shohim shembujt:

 

13 = 10+3 = 10+1+1+1 = XIII.

17 = 10+7 = 10+5+1+1 = XVII.

24 = 20+4 = 10+10+(5-1) = XXIV.

28 = 20+8 = 10+10+5+1+1+1 = XXVIII.

30 = 10+10+10 = XXX.

37 = 30+7 = 10+10+10+5+1+1 = XXXVII.

39 = 30+9 = 10+10+10+(10-1) = XXXIX.

 

b) Sipas këtij modeli, ne formojmë edhe numra romake më të medhenj se 40:

 

42 = 40+2 = (50-10)+1+1 = XLII.

47 = 40+7 = (50-10) + 5+1+1 = XLVII.

53 = 50+3 = 50+1+1+1 = LIII.

162 = 100+60+2 = 100+50+10+1+1 = CLXII.

1923 = 100+900+20+3 = 1000+(1000-100)+10+10+1+1+1 = MCMXXIII.

2563 = 2000+500+60+3 = 2000+500+50+10+1+1+1 = MMDLXIII.

 


 

Rregulli 5: Nëse mbi shifrat e numrave romakë është shënuar një vijë horizontale, atëherë vlera e numrave bëhet 1000 herë më e madhe.

Shohim rastet:

 

X = 10, ndërsa \bar{X} = 10.000

XV = 15, ndërsa \displaystyle \overline{XV} = 15.000

CLXV = 165, ndërsa \displaystyle \overline{CLXV} = 165.000

 

Këtu kemi tabelën me numrat romakë nga 1-30

Simboli

Vlera

I

1

II

2
III

3

IV

4
V

5

VI

6
VII

7

VIII

8

IX

9

X

10

XI

11

XII

12

XIII

13

XIV

14

XV

15

XVI

16

XVII

17

XVIII

18

XIX

19

XX

20

XXI

21

XXII

22

XXIII

23

XXIV

24

XXV

25

XXVI

26

XXVII

27

XXVIII

28

XXIX

29

XXX

30

 

ju mund te shikoni gjithashtu Tabela e shumezimit

qese plastike

Copyright © detyra.al
Postime te ngjashme:
  • Matematika 8Matematika 8
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
  • Matematika 7Matematika 7
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • Matematika 12Matematika 12
  • Matematika 11Matematika 11
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Matematika 10Matematika 10
  • Matematika 9Matematika 9
  • MatematikaMatematika
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 6Matematika 6
formimi i numrave romakeklasa 6klasa e gjashtematematika 6ndertimi i numrave romakndertimi i numrave romakenumratnumrat romaknumrat romakenumri romaknumri romakeromakromakerregullatrregullat e formimit te numrave romaktabelaushtrime

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika 8
  • Matematika 9
  • Matematika 6
  • Matematika 7
  • Matematika 12
  • Matematika Baze
  • Matematika 10
  • Matematika
  • Matematika 11

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al