Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Piramida

Piramida

piramida - feature

Piramida është shumëfaqëshi që ka një faqe shumëkëndësh dhe faqet e tjera trekëndësh.

 

Figura më poshtë është piramidë me bazë pesëkëndësh.

Piramida

  1. Shumëkëndëshi ABCDE quhet bazë e piramidës.
  2. Pika S quhet kulm i piramidës.
  3. Trekëndëshat SAB, SBC, SCD, SDE, SEA janë faqet anësore të piramidës.
  4. Piramida quhet e rregullt kur ka bazën shumëkëndësh të rregullt dhe faqet anësore trekëndësha dybrinjëshëm kongruentë.
  5. Lartësitë që hiqen nga kulmi S i trekëndëshave quhen lartësi të trekëndëshave ose apotema e piramidës.

Për shembull: \displaystyle SM\bot BC

SM – Apotemë.

 

 

 

Vizatimi i piramidës

  • Në fillim ndërtojmë bazën e piramidës që mund të jetë trekëndësh, katërkëndësh etj.

Në këtë rast marim si bazë një trekëndësh.

Marim një pikë jashtë saj mbi të, për shembull e shënojmë S.

 

  • Bashkojmë pikën S me të gjitha kulmet e bazës ABCDE

Piramida - trekendesh

 



 

Hapja e piramidës

Marrim si shembull hapjen e piramidës pesëkëndëshe.

 

 

 

 

Ndërtimi i piramidës

Piramida ndërtohet njesoj si prizmi:
  1. Vizatohet në fillim hapja e trupit piramidë.
  2. Pritet sipas formës së hapjes.
  3. Përthyhen sipas brinjëve të trekëndëshave anësore faqet anësore.
  4. Bashkohet çdo bazë e faqes trekëndësh, me një brinjë që i përket tek baza e piramidës me ngjitës e letër dhe formohet piramida.

 

 

 

 

Sipërfaqja e piramidës

Piramida përbehet nga sipërfaqja anësore, që përbëhet nga shuma e sipërfaqeve të faqeve trekëndësha dhe sipërfaqja e bazës, e cila mund të jetë trekëndësh, katror, drejtkëndësh etj.

 

Vëllimin e piramidës do ta mësojmë në klasën e tetë

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • Siperfaqja e figuraveSiperfaqja e figurave
  • Vargu numerikVargu numerik
  • Vellimi i trupave gjeometrikeVellimi i trupave gjeometrike
  • Monomi dhe PolinomiMonomi dhe Polinomi
  • KuboidiKuboidi
  • KaterkendeshatKaterkendeshat
  • PrizmiPrizmi
  • RaportiRaporti
  • Gjeometria. Figurat gjeometrikeGjeometria. Figurat gjeometrike
  • Veçimi i shkronjes ne formulaVeçimi i shkronjes ne formula
  • Teorema e PitagoresTeorema e Pitagores
  • Ekuacioni i tangjentes dhe pingules se rrethitEkuacioni i tangjentes dhe pingules se rrethit
  • Shuma e masave te kendeve te trekendeshitShuma e masave te kendeve te trekendeshit
  • ShumekendeshatShumekendeshat
  • Kende dhe drejtezaKende dhe drejteza
  • Perimetri dhe sipërfaqja e figuravePerimetri dhe sipërfaqja e figurave
baza e piramidesdetyra shpiedetyra shtepiehapat per ndertimin e piramideshapja e piramidesklasa 7ndertimi i piramidesndertimmi i piramidesnderto piramidenpiramidapiramidepjestimi dhe mbetjasi te ndertoj nje piramidesi te ndertoj piramidensi te ndertoj piramidenssi te vizatoj nje piramidesi te vizatoj piramidensi te vizatoj piramidessiperfaqa e piramidessiperfaqesiperfaqja e piramideste mesojmeushtrimushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevellimi i piramidesvetite e paralelogramitvizatimi i piramidesvizato piramidenZbritja

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Matematika Baze
  • Ligjet e Merfit per punen
  • Matematika 12
  • Fizika 7
  • 31 thenie nga Nene Tereza
  • Kimia 8
  • Kimia
  • Matematika 10
  • Matematika 11
  • Kimia 9

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al