Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Kende dhe drejteza

Kende dhe drejteza

kende dhe drejteza

Matja e kendeve. Masa e tyre

Përkufizim: “Të matësh një kend, do të thotë të gjesh numrin e njësive ose nënfishave të njësisë që përmbanë kendi”.

 

Kendet e kundert ne kulm

Në fillim mësojmë çfarë janë vërtetimet dhe teoremat, pastaj shikojmë teoremat për kendet e kundërt në kulm.

qese plastike

Përkufizim 1: “Arsyetimet për të provuar vërtetësinë e një fjalie matematike, quhen vërtetime”.

Përkufizim 2: “Fjalitë matematike, për vërtetësinë e të cilave bindemi me anë të vërtetimit, quhen teorema”.

 

Çdo teoremë ka 2 pjesë:

  1. Kushti: do të thotë çfarë është e dhënë si e vërtetë
  2. Përfundimi: do të thotë çfarë kërkohet të vërtetojmë.

 

 

Teorema 1: “Nëse dy kende janë të kundërt në kulm, atëherë ata janë kongruentë”.

kende te kundert ne kulm

 

 

Pra: \displaystyle \angle AOB=\angle DOC

\displaystyle \angle AOD\text{ }=\angle BOC

 

 

Kendet shtues dhe plotësues

Ashtu siç kemi mësuar në klasën e gjashtë:

 

Dy kende quhen shtues, kur shuma e tyre është 180º.

Dy kende quhen plotësues, kur shuma e tyre është 90º.

 

Shembull 1

Jepet këndi 35º. Gjeni plotësuesin e tij.

 

Zgjidhje

 

Nga përkufizimi dimë që shuma e dy këndeve plotësues është 90º, pra do të kemi:

x + 35 = 90

x = 90 – 35

x = 55º.

 

qese plastike

Shembull 2

Jepet kendi 120º. Gjeni shtuesin e tij.

 

Zgjidhje

 

Nga përkufizimi dimë që shuma e dy këndeve shtues është 180º, pra do të kemi:

x + 120 = 180

x = 180 – 120

x = 60º.

 

 

 

Drejtëzat paralele

 

Përkufizim: “Nëpër një pikë jashtë një drejtëze mund të ndërtohet vetëm një drejtëz paralele me drejtëzën e dhënë”.

 

Shohim shembullin:

 

Pra, jashtë drejtëzës (d) ne kemi ndërtuar një pikë O, nga e cila kemi hequr drejtëzën AB, paralele me drejtëzën (d).

 

Kendet që formohen nga dy drejtëza paralele dhe një prerëse e tyre

 

Kemi të dhënë \displaystyle {{d}_{1}}||{{d}_{2}} .

Formohen 8 kende, si në figurën më poshtë:

 

Kemi disa lloje kendesh:

  1. Kende ndërrues të brendshëm

kende nderrues te brendshem

Tek kendet ndërrues të brendshëm, kendet janë dy nga dy të barabartë.

Pra, do të kemi:

  • \displaystyle \angle 3\equiv \angle 5
  • \displaystyle \angle 4\equiv \angle 6

 

 

2) Kende ndërrues të jashtëm

kende nderrues te jashtem

Tek kendet ndërrues të brendshëm, kendet janë dy nga dy të barabartë.

Pra, do të kemi:

  • \displaystyle \angle 1\equiv \angle 7
  • \displaystyle \angle 2\equiv \angle 8

 

 

3) Kende përgjegjës

kende pergjegjes

 

Pra, do të kemi:

  • \displaystyle \angle 1\equiv \angle 5
  • \displaystyle \angle 2\equiv \angle 6
  • \displaystyle \angle 3\equiv \angle 7
  • \displaystyle \angle 4\equiv \angle 8

 

 

4) Kende të njëanshëm të brendshëm

kende te njeanshem te brendshem

Tek kendet të njëanshëm të brendshëm, kendet janë dy nga dy shtues.

Pra, do të kemi:

  • \displaystyle \angle 3+\angle 6={{180}^{{}^\circ }}
  • \displaystyle \angle 4+\angle 5={{180}^{{}^\circ }}

 

 

5) Kende të njëanshëm të jashtëm

kende te njeanshem te jashtem

 

Tek kendet të njëanshëm të jashtëm, kendet janë dy nga dy shtues.

Pra, do të kemi:

  • \displaystyle \angle 2+\angle 7={{180}^{{}^\circ }}
  • \displaystyle \angle 1+\angle 8={{180}^{{}^\circ }}

 

 

Më poshtë janë të vërteta pohimet e anasjellta të pohimeve të treguara më lart në pikat 1-5.

  1. ”Nëse dy kendet ndërrues të brendshëm ose të jashtëm janë kongruent, atëherë dy drejtëzat janë paralele”.
  2. “Nëse dy kende përgjegjës janë congruent, ateherë dy drejtëzat janë paralele”.
  3. “Nëse kënde të njëanshëm të brendshëm ose të jashtëm janë me shumë 180º (shtues), atëherë dy drejtëzat janë paralele”.

 

Copyright © detyra.al
drejtezdrejtezaDrejtëzat paraleledrejtkendshidrejtzdrejtzadrejtzat paralelefigurafiguratfigurat gjeometrikefigurat ne rrjetin kordinativformimi i kendeveformimi i kenditfuqia e numravekatrorikendkendekende dhe drejtezakendetkendikendoreklasa 7klasa e gjashtendertimi i drejtkendshitndertimi i figuravendertimi i trekendshitnumriparalelparaleleparalelogramitabelatrekendeshitrekendshitrupatushtrimeushtrime te zgjidhura matematike

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al