Pjestimi i numrave me presje me numra natyrore
Pjestimi i numrave natyrore me numrat dhjetor bëhet kështu:
Pjestohet në fillimi pjesa e plotë.
Kur fillojmë pjestimin e pjesës dhjetore, vendosim menjëherë presjen dhe pjestimi kryhet normalisht, si në rastin e numrave të plotë. Në rastin kur mbarojnë numrat pas presjes, ne ulim numrin 0.
Shohim shembullin:
Kemi: 127,25 : 25 =
Herësi është 25,45.
Ushtrimi 1
Kryeni pjestimet:
a) 7,8 : 2
b) 9,6 : 4
c) 29,4 : 5
d) 52,7 : 8
Zgjidhje:
a)
Përgjigje: Rezultati nga pjestimi i numrave është 3,9
b)
Përgjigje: Rezultati nga pjestimi i numrave është 2,4
c)
Përgjigje: Rezultati nga pjestimi i numrave është 5,8
d)
Përgjigje: Rezultati nga pjestimi i numrave është 6,5875.
Ushtrimi 2
25 nxënës kanë mbledhur së bashku 45,5 mijë lekë me rastin e festës së mësuesit.
Gjeni sa lekë kadhënë secili nxënës.
Zgjidhje:
Për të gjetur sa lekë ka dhënë secili nxënës, pjestojmë shumën totale me numrin e nxënësve, pra:
45,5 : 5.
Kryejmë pjestimin:
Përgjigje: Çdo nxënës ka dhënë nga 1,82 lekë me rastin e festës se mesuesit.
Ushtrimi 3
Një parcelë tokë prej 54,5 do të ndahet mes 5 vllëzërve.
gjeni sa i takon secilit prej vllezërve.
Zgjidhje:
Për të gjetur pjesën që i takon secilit prej vllezërve, kryejmë pjestimin:
54,5 : 5 =
Përgjigje: secilit prej vllezërve i takon nga 1,9 tokë.
Ushtrimi 4
25 punëtorë shtruan në total 29,5 m kanal. Gjeni nga sa metër kanal shtro secili.
Zgjidhje:
Për të gjetur sa metër kanal shtroi secili nga punëtorët, kryejmë pjestimin:
29,5 : 25 =
Përgjigje: Çdo puntorë shtroi nga 1,18 metër kanal.
Ushtrimi 5
Një litar me gjatësi 55,5 metër do të ndahet në 10 pjesë të barabarta.
Gjeni sa metër i takon secilës pjesë.
Zgjidhje:
Për të gjetur sa metër i takon seciles pjesë, kryejmë pjestimin:
55,5 : 10 =
Përgjigje: Secilës pjesë i takon nga 5,55 metër litar.