Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Matja e kendeve. Kendet shtues

Matja e kendeve. Kendet shtues

matja e kendeve

Matja e kendeve kryhet duke bërë krahasimin e tyre me një kënd që merret si njësi matje. Zakonisht si njësi matje merret një kënd kongruent me \displaystyle \frac{1}{180} e këndit të shtrirë. Ky kënd quhet gradë.

Numri pozitiv, që tregon se sa herë grada përmbanë këndin e dhënë, quhet masë në gradë e këndit të dhënë.

 

Ka vend kjo veti themelore:

  1. Çdo kënd ka një masë të caktuar që është një numër pozitiv.
  2. Kënde kongruentë kanë masa të barabarta.
  3. Këndi i shtrirë e ka masën 180º.
  4. Kur një rreze e ndan këndin në dy pjesë, masa në gradë e këndit është e barabartë me shumën e masave të këtyre pjesëve.

 

 

 

Masa e kendeve

Masën e kendit AOB e shënojmë \displaystyle \angle AOB.

Këndi që ka masën 90º quhet i drejtë.

 

 

 

Këndet shtues

Përkufizim 1: “Dy kënde quhen shtues, nëse kanë njërën brinjë të përbashkët, kurse dy brinjët e tjera janë gjysmëdrejtëza plotësuese”.

 

Përkufizim 2: “Shuma e kendeve shtues është 180º”.

 

 

 

Ushtrimi 1

Gjeni masën e këndit shtues, nëse njëri prej tyre e ka masën 130º.

 

Zgjidhje

 

Nga përkufizimi dimë që: “Shuma e kendeve shtues është 180º”.
Shënojmë me x masën e kendit që mungon dhe do të kemi:

 

130 + x = 180

x = 180 – 130

x = 50º.

 

Përgjigje: Masa e këndit që mungon është 50º.

 

 

Ushtrimi 2

Gjeni masat e dy kendeve shtues, nëse prej tyre është sa trefishi i tjetrit.

 

Zgjidhje

 

Nga përkufizimi dimë që: “Shuma e këndeve shtues është 180º”.
Shenojmë me x njërin kënd dhe bejmë lidhjet:

Këndi i parë: \displaystyle x

Këndi i dytë: \displaystyle 3x

 

Formojmë ekuacionin:

\displaystyle x+3x=180

\displaystyle 4x=180

\displaystyle x=\frac{180}{4}

\displaystyle x={{45}^{\circ }}

 

Njëri kënd është 45º.
Gjejmë masën e kendit të dytë:

\displaystyle 45\cdot 3={{135}^{\circ }}

 

Bëjmë provën:

\displaystyle {{45}^{\circ }}+{{135}^{\circ }}={{180}^{\circ }}

 

Përgjigje: Masa e kendeve shtues është 45º dhe 135º.

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • Shumezimi i vektorit me nje numerShumezimi i vektorit me nje numer
  • Kongruenca e trekendeshaveKongruenca e trekendeshave
  • Gjeometria. Figurat gjeometrikeGjeometria. Figurat gjeometrike
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Shuma e masave te kendeve te trekendeshitShuma e masave te kendeve te trekendeshit
  • Rrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethitRrethi. Siperfaqja, perimetri dhe tangjentja e rrethit
  • Kuptimi i siperfaqes. Siperfaqja e drejtkendeshit dhe trekendeshitKuptimi i siperfaqes. Siperfaqja e drejtkendeshit…
  • Permesorja dhe pergjysmorjaPermesorja dhe pergjysmorja
  • Perimetri dhe sipërfaqja e figuravePerimetri dhe sipërfaqja e figurave
  • Zgjidhja e ekuacioneve trigonometrike elementareZgjidhja e ekuacioneve trigonometrike elementare
  • Gjetja e masave të këndeve që mungojnë në një trekëndëshGjetja e masave të këndeve që mungojnë në një trekëndësh
  • Trekendeshi. Trekendeshi dybrinjeshemTrekendeshi. Trekendeshi dybrinjeshem
  • Varesia ndermjet funksioneve trigonometrike te kenditVaresia ndermjet funksioneve trigonometrike te kendit
  • Shprehjet shkronjore. MonomiShprehjet shkronjore. Monomi
  • Logaritmi. Kuptimi i logaritmitLogaritmi. Kuptimi i logaritmit
  • Perqendrimi i tretesiravePerqendrimi i tretesirave
ekuacionekuacionigjatesia e paralelogramitGjeni masat e dy kendeve shtuesGjeni masën e këndit shtuesgradekend i drejtkend i shtrirkend i shtrireKënd shtueskendet plotesueskendet shtueskendi i drejtkendi i shtrireKëndi i shtrirë e ka masën 180Këndi që ka masën 90º quhet i drejtë.kendi shtuesklasa 8klasa e 8klasa e teteKy kënd quhet gradë.masa e kendevemasa ne grademase ne gradematja e kendeveMatja e kendeve kryhet duke bërë krahasimin e tyrequhet masë në gradëShuma e kendeve shtuesShuma e kendeve shtues ështëShuma e kendeve shtues është 180Shuma e kendeve shtues është 180ºtabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikeveti themelorevetite e paralelogramitvetite themeloreZbritja

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Matematika 10
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
  • Kimia 8
  • Matematika 8
  • Provimi i lirimit
  • Matematika 7
  • Matematika 12
  • Matematika 6
  • Matematika Baze

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al