Matja e kendeve kryhet duke bërë krahasimin e tyre me një kënd që merret si njësi matje. Zakonisht si njësi matje merret një kënd kongruent me e këndit të shtrirë. Ky kënd quhet gradë.
Numri pozitiv, që tregon se sa herë grada përmbanë këndin e dhënë, quhet masë në gradë e këndit të dhënë.
Ka vend kjo veti themelore:
- Çdo kënd ka një masë të caktuar që është një numër pozitiv.
- Kënde kongruentë kanë masa të barabarta.
- Këndi i shtrirë e ka masën 180º.
- Kur një rreze e ndan këndin në dy pjesë, masa në gradë e këndit është e barabartë me shumën e masave të këtyre pjesëve.
Masën e kendit AOB e shënojmë .
Këndi që ka masën 90º quhet i drejtë.
Këndet shtues
Përkufizim 1: “Dy kënde quhen shtues, nëse kanë njërën brinjë të përbashkët, kurse dy brinjët e tjera janë gjysmëdrejtëza plotësuese”.
Përkufizim 2: “Shuma e kendeve shtues është 180º”.
Ushtrimi 1
Gjeni masën e këndit shtues, nëse njëri prej tyre e ka masën 130º.
Zgjidhje
Nga përkufizimi dimë që: “Shuma e kendeve shtues është 180º”.
Shënojmë me x masën e kendit që mungon dhe do të kemi:
130 + x = 180
x = 180 – 130
x = 50º.
Përgjigje: Masa e këndit që mungon është 50º.
Ushtrimi 2
Gjeni masat e dy kendeve shtues, nëse prej tyre është sa trefishi i tjetrit.
Zgjidhje
Nga përkufizimi dimë që: “Shuma e këndeve shtues është 180º”.
Shenojmë me x njërin kënd dhe bejmë lidhjet:
Këndi i parë:
Këndi i dytë:
Formojmë ekuacionin:
Njëri kënd është 45º.
Gjejmë masën e kendit të dytë:
Bëjmë provën:
Përgjigje: Masa e kendeve shtues është 45º dhe 135º.