Piramida është shumëfaqëshi që ka një faqe shumëkëndësh dhe faqet e tjera trekëndësh.
Figura më poshtë është piramidë me bazë pesëkëndësh.
- Shumëkëndëshi ABCDE quhet bazë e piramidës.
- Pika S quhet kulm i piramidës.
- Trekëndëshat SAB, SBC, SCD, SDE, SEA janë faqet anësore të piramidës.
- Piramida quhet e rregullt kur ka bazën shumëkëndësh të rregullt dhe faqet anësore trekëndësha dybrinjëshëm kongruentë.
- Lartësitë që hiqen nga kulmi S i trekëndëshave quhen lartësi të trekëndëshave ose apotema e piramidës.
Për shembull:
SM – Apotemë.
Vizatimi i piramidës
- Në fillim ndërtojmë bazën e piramidës që mund të jetë trekëndësh, katërkëndësh etj.
Në këtë rast marim si bazë një trekëndësh.
Marim një pikë jashtë saj mbi të, për shembull e shënojmë S.
- Bashkojmë pikën S me të gjitha kulmet e bazës ABCDE
Hapja e piramidës
Marrim si shembull hapjen e piramidës pesëkëndëshe.
Ndërtimi i piramidës
Piramida ndërtohet njesoj si prizmi:
- Vizatohet në fillim hapja e trupit piramidë.
- Pritet sipas formës së hapjes.
- Përthyhen sipas brinjëve të trekëndëshave anësore faqet anësore.
- Bashkohet çdo bazë e faqes trekëndësh, me një brinjë që i përket tek baza e piramidës me ngjitës e letër dhe formohet piramida.
Sipërfaqja e piramidës
Piramida përbehet nga sipërfaqja anësore, që përbëhet nga shuma e sipërfaqeve të faqeve trekëndësha dhe sipërfaqja e bazës, e cila mund të jetë trekëndësh, katror, drejtkëndësh etj.
Vëllimin e piramidës do ta mësojmë në klasën e tetë