Galaktikat
Po të vështoni qiellin natën do të shihni një shirit të bardhë të zbehtë yjesh. Këta janë yjet e galaktikës sonë, që quhet Rruga e Qumështit.
Galaktika është një bashkësi yjesh që përmban mijëra milionë yje në të. Galaktika jonë është një ndër mijëra milionë galaktikat që ndodhen në univers.
Një galaktikë tjetër është Andromeda.
Pertej Sistemit tonë Diellor
Në kufijë të Sistemit tonë Diellor është brezi i Kulperit, që shtrihet nga orbita e Plutonit jashtë saj. Pas brezit të Kulperit është Reja Oort. Shkencëtarët mendojnë se kometat, asteroidet dhe planetet xhuxhë mund të kenë ardhur nga këto zona.
Ylli më i afërt me Diellin tonë është Proksima Centauri. Ai është zbuluar në vitin 1915 dhe mund të shtrihet vetëm me teleskop, zakonisht nga Hemisfera jugore. Ky yll e ka diametrin shtatë herë më të vogël se ai i Diellit tonë.
Reja Oort shtrihet në një zonë me rreze sa rreth një e katërta e largësisë së Diellit nga Proksima Centauri. Hapësira që nga Reja Oort deri tek Proksima Centauri është e mbushur me gaz dhe pluhur të mbetur që nga formimi i Sistemit Diellor dhe i yjeve të tjerë.
Rruga e qumështit
Dielli dhe Sistemi Diellor janë pjesë e galaktikës, Rruga e Qumështit. Shumica e yjeve që shohim janë yje të kësaj galaktike. Astronomët mendojnë se Dielli dhe yjet e tjerë të galaktikës sonë sillen në orbita rreth një vrime të zezë që ndodhet në qendër të galaktikës.
Rruga e Qumështit është një galaktikë spirale. Ajo ka formën e diskut me një zgjerim në mes. Sistemi ynë Diellor është në rreth dy të tretat e largësisë nga qendra në skaj të saj.
Shiriti i bardhë si tym që shihet në qiell kur vrojtojmë përgjatë diskut, është një përqëndrim yjesh. Kur vrojtojmë në drejtime të tjera, nuk ka kaq shumë yje.
Galaktikat e tjera dhe universi
Jo çdo gjë që shohim në qiell natën është yll i galaktikës. Disa objekte të ndritshëm, por jot ë qartë, janë galaktika të tjera. Një ndër galaktikat me spektakolare është galaktika Andromeda, galaktika spirale më e afërt me galaktikën tonë. Mund të shihen gjithashtu dy nga galaktikat fqinje me ne, Reja e Madhe dhe Reja e Vogël e Magelanit. Për të vrojtuar detaje të galaktikaveduhet përdorur teleskopi. Me sy të lirë atom und të shihen si disqe jot ë qartë.
Astronomët me anë të teleskopit kanë dalluar miliarda galaktika, por është e pamundur të numërohen të gjitha. Galaktikat kanë forma të ndryshme dhe jo vetëm spirale.
Gjithësia, apo universi përfshin çdo gjë që ekziston: yjet, planetet, hënat e tyre, kometat, asteroidet, meteorët, përfshirë edhe neve. Universi është pa fund, pra nuk ka kufi.